Efikasiteti i energjisë, Gonzato: BE i beson qeverisë shqiptare zbatimin e programit 50 milionë euro

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit, njoftoi nisjen e një programi të ri për efikasitetin e energjisë me vlerë 50 milionë euro, fonde këto që do të menaxhohen nga qeveria shqiptare.


Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit, njoftoi nisjen e një programi të ri për efikasitetin e energjisë me vlerë 50 milionë euro, fonde këto që do të menaxhohen nga qeveria shqiptare.

“Bashkimi Europian do të nisë një program të ri ndihme për efikasitetin energjetik, me financim prej 50 milionë eurosh, një kontribut që vjen nga fondet e paraanëtarësimit të IPA. Marrëveshja e financimit pritet të nënshkruhet javët e ardhshme. Ky program do të nisë më vonë gjatë këtij viti dhe do të përqendrohet në përmirësimin e efikasitetit energjetik në ndërtesat publike, impiantet ujore dhe infrastrukturën e stacioneve të karikimit të makinave elektrike”, tha Gonzato.

Ai theksoi gjithashtu se Bashkimi Europian i ka besuar qeverisë shqiptare zbatimin e këtij programi, duke e cilësuar këtë si një tjetër shenjë besimi dhe partneriteti në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ky është një hap i rëndësishëm në përgatitjen e administratës për menaxhimin e fondeve të BE-së në kuadër të anëtarësimit. BE mbetet e angazhuar pa ndërprerje për të mbështetur sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike të Shqipërisë, ndërkohë që luftojmë kundër pasojave të ndryshimeve klimatike dhe rrisim qëndrueshmërinë ndaj krizave”, shtoi ai.

Sa i përket parkut fotovoltaik të Belshit, Gonzato e cilësoi atë një investim domethënës nga qeveria shqiptare me mbështetje të fortë nga partnerët ndërkombëtarë.

Sipas tij, projekti do të rrisë kapacitetin e instaluar të parkut fotovoltaik nga 5 në 50 megavat në pjesën e pikut që është një nxitje e prodhimit të energjisë.

“BE është e gëzuar që të kontribuojë me një grant prej 9.5 milionë eurosh, duke e çuar investimin total në 42 milionë euro. Ky partneritet pasqyron një angazhim të përbashkët në nivel rajonal dhe lokal”, theksoi ai.

Gonzato vlerësoi se Shqipëria është unike në Europë, duke qenë se prodhon rreth 100% të energjisë nga burime të ripërtëritshme, kryesisht ujore.

“Por kjo varësi e bën sistemin energjetik të ekspozohet ndaj rreziqeve të klimës. Kështu që ulja e varësisë dhe rritja e peshës së burimeve të tjera të ripërtërishme të energjisë si ajo e erës apo ajo diellore për të stabilizuar kombinimin energjetik merr një përparësi strategjike që e mbështesim plotësisht”, theksoi ambasadori.

BE, siguroi ai, është partnere e Shqipërisë në procesin e tranzicionit energjetik, ashtu sikurse e mbështet në harmonizimin e politikave të saj të legjislacionit.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: OBP lançon platformën e re elektronike të prokurimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot nisjen e platformës së re elektronike të prokurimeve, prokurimet.obp.al,…