Kumbaro ndan përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin: Historia e qytetit mahnitëse, do të rikthehemi

Durrësi është destinacioni më i madh turistik në vendin tonë, ndryshe ai njihet edhe si “kryeqyteti i turizmit” në Shqipëri.


Qyteti bregdetar i Durrësit edhe këtë sezon turistik veror vijon të jetë një ndër të preferuarit e turistëve të huaj.

Ministrja e Turizmi dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale një video me përshtypjet e turistëve të huaj për këtë qytet.

“Përshtypjet impresionuese dhe frymëzuese të vizitorëve, të cilët sigurisht që do të rikthehen në këtë qytet e bregdet”, shkruan Kumbaro.

“Ne jemi nga Palm Springs në Kaliforni, historia e këtij qyteti na duket mahnitëse. Durrësi ka relika të mrekullueshme nga e shkuara. Është një qytet shumë interesant për t’u vizituar”, tha një turist amerikan.

Një tjetër turist u shpreh se “jemi nga Bazilikata, kemi qenë këtu të paktën 3-4 herë. Karakteristikat si deti, vendet, shëtitjet dhe gjithashtu njerëzit mikpritës. Na kanë bërë që të sjellim edhe dy njerëz të tjerë dhe do të rikthehemi me njerëz të tjerë”.

Një tjetër turiste tha se “është hera jonë e parë që vijmë këtu. Kemi ardhur dje kështu që nuk kemi vizituar shumë megjithatë ka shkuar mirë. Njerëzit janë përpjekur të na kuptojnë dhe ndihmojnë. Është shumë bukur dhe ka shumë gjëra për të parë”.

E gjithë vija bregdetare e Durrësit ofron një hapësirë të konsiderueshme dhe të larmishme me plazhe ranore dhe pjesërisht shkëmbore, si edhe struktura hoteliere apo agroturizëm, të cilat ofrojnë shërbime turistike për të gjithë turistët dhe vizitorët vendas dhe të huaj.

Durrësi është destinacioni më i madh turistik në vendin tonë, ndryshe ai njihet edhe si “kryeqyteti i turizmit” në Shqipëri.

Përveç turizmit të detit dhe rërës Durrësi ka edhe një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme pasi qyteti është i pasur me histori, arkitekturë dhe site arkeologjike si: Amfiteatri romak, Muret Rrethuese të Kalasë së qytetit, Shesh-tregu Bizantin, Kulla Veneciane, Termat antike romake, Bazilika e Arapajt, Fortifikimi i Skënderbeut në Kepin e Rodonit, Kalaja e Ishmit etj.

Burimi ATSH

Falje 100% e detyrimeve deri në 2014, procedurat për përfitimin nga Paqja Fiskale

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi udhëzimin për përcaktimin e afatit dhe procedurës së aplikimit për lidhjen e Marrëveshjes së…

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Falje 100% e detyrimeve deri në 2014, procedurat për përfitimin nga Paqja Fiskale

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi udhëzimin për përcaktimin e afatit dhe procedurës së aplikimit për lidhjen e Marrëveshjes së…