INSTAT: Eksportet e mallrave arritën vlerën 168 miliardë lekë në janar-maj

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë shënuar rritje në pjesën e parë të këtij viti.


Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë shënuar rritje në pjesën e parë të këtij viti.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se në periudhën janar-maj 2025 eksportet kapën vlerën e 168 miliardë lekëve duke shënuar një rritje me 2,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 355 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 187 mld lekë, duke u ulur me 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,3 % dhe “Ushqime, pije, duhan” me 0,8%, ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 6% dhe “Produkte kimike dhe plastike” 0,7%.

Gjatë këtij pesëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova 74,1 %, Greqia dhe Gjermania Ndërkohë, vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Shkëmbimet tregtare për pesëmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,2 % të gjithë tregtisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov…