Zgjerimi i Linjës së Transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, hap strategjik për energjinë në rajon

Një nga projektet më të rëndësishme energjetike në Ballkanin Perëndimor, zgjerimi i linjës së transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në zbatim me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) është drejt përfundimit.


Një nga projektet më të rëndësishme energjetike në Ballkanin Perëndimor, zgjerimi i linjës së transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në zbatim me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) është drejt përfundimit.

Projekti, ka një vlerë totale prej 67.5 milionë euro, nga të cilat 50 milionë euro janë financim në formë kredie nga KfW në emër të Qeverisë Gjermane; 17.5 milionë euro janë grant të pakthyeshëm nga Bashkimi Evropian përmes WBIF (Instrumenti për Investime në Ballkanin Perëndimor).

Zgjerimi i linjës 400 kV përfshin ndërtimin e dy segmenteve të linjës Elbasan–Fier dhe Elbasan–Qafë Thanë, me një gjatësi të përgjithshme prej 130 kilometrash ndërtimin e nënstacionit të ri 400/220 kV “Elbasan 3”, si dhe rehabilitimin e nënstacionit ekzistues në Fier.

Kjo infrastrukturë do të forcojë ndjeshëm kapacitetin e transmetimit të energjisë elektrike dhe do të krijojë një pikë kyçe lidhjeje me sistemin energjetik të Maqedonisë së Veriut, duke vendosur një bazë të fortë për tregun rajonal të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor.

Linja është pjesë e një vizioni më të gjerë për ndërlidhjen e rrjeteve energjetike në rajon, duke siguruar shkëmbim të qëndrueshëm ndërkufitar të energjisë dhe rritje të fleksibilitetit në menaxhimin e prodhimit dhe konsumit.

Sistemi energjetik i Shqipërisë varet gjerësisht nga burimet hidrike, duke e bërë të paqëndrueshëm në kushte të motit të pafavorshëm. Ndërkohë, integrimi i burimeve të reja të energjisë së rinovueshme si dielli dhe era, kërkon një rrjet të përforcuar, të stabilizuar dhe të ndërlidhur me vendet fqinje. Këto nevoja e bëjnë projektin jo vetëm një investim nacional, por një përparësi rajonale.

Përfitimet kyçe për rajonin përfshijnë rritje të sigurisë energjetike ndërkufitare, zhvillim të infrastrukturës moderne për energji të pastër mbështetje për zhvillim ekonomik dhe krijim vendesh pune, përmirësim të koordinimit rajonal në rastet e krizave energjetike.

Drejtori i Projekteve të Jashtme në OST, Dorjan Sejamin tha se projekti po ecën me ritme shumë të mira dhe shprehu bindjen se fundi i këtij viti do ta gjejë të realizuar.

Sipas tij, aktualisht pothuajse kanë mbaruar punimet civile.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Popujt e Vegjël të Ballkanit: Malazezët e Shqipërisë, sfida e transmetimit

Në Shijon, pranë Elbasanit, pelegrinët dynden çdo vit në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit. Disa vijnë nga Shqipëria, të tjerë…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Popujt e Vegjël të Ballkanit: Malazezët e Shqipërisë, sfida e transmetimit

Në Shijon, pranë Elbasanit, pelegrinët dynden çdo vit në Manastirin e Shën Gjon Vladimirit. Disa vijnë nga Shqipëria, të tjerë…