Rektori Hoxha nënshkruan në Kinë marrëveshjen për klasën inteligjente kineze

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, udhëhoqi një delegacion akademik në një vizitë zyrtare pranë Qendrës së Shkëmbimit dhe Bashkëpunimit Gjuhësor në Kinë


Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, udhëhoqi një delegacion akademik në një vizitë zyrtare pranë Qendrës së Shkëmbimit dhe Bashkëpunimit Gjuhësor në Kinë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimit të shkëmbimeve gjuhësore dhe kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës.
Delegacioni u shoqërua në këtë vizitë edhe nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kinë, Riza Poda.
Gjatë vizitës, delegacioni u prit nga Hu Zhiping, zëvendësdrejtor i Qendrës së Shkëmbimit dhe Bashkëpunimit Gjuhësor, me të cilin u zhvilluan bisedime konstruktive rreth zhvillimit të mësimdhënies së gjuhës kineze në Shqipëri, rolit të Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës dhe mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë.
Të dyja palët shprehën vullnetin e ndërsjellë për të forcuar partneritetin ekzistues dhe për të ndërtuar një platformë më të gjerë dhe më funksionale të shkëmbimit kulturor dhe akademik për të rinjtë shqiptarë dhe kinezë.
Gjithashtu u theksua rëndësia e mbështetjes së ndërsjellë në projekte që promovojnë ndërkulturalizmin, mësimin e gjuhëve të huaja dhe krijimin e mundësive të reja arsimore.
Në përfundim të takimit, Universiteti i Tiranës dhe Qendra e Shkëmbimit dhe Bashkëpunimit Gjuhësor nënshkruan marrëveshjen për “Bashkëpunim në ndërtimin e klasës inteligjente kineze” në ambientet e Institutit Konfuci pranë Universitetit të Tiranës.

Kjo marrëveshje synon të modernizojë procesin e mësimdhënies së gjuhës kineze, përmes përdorimit të teknologjive të reja dhe burimeve didaktike të avancuara, si dhe të krijojë një mjedis më ndërveprues dhe inovativ për studentët shqiptarë.
Vizita përbën një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve akademike mes Universitetit të Tiranës dhe institucioneve arsimore kineze, duke konfirmuar angazhimin e përbashkët për zhvillimin e arsimit cilësor dhe shkëmbimeve ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…