“Dea Open Air”, edicioni i 12-të i festivalit nis me shfaqjen e filmit “Vdekja le të presë”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” nisi edicionin e tij të 12-të në mjediset e Universitetit të Arteve.


Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” nisi edicionin e tij të 12-të në mjediset e Universitetit të Arteve.

Pas ritualit të kalimit në tapetin e kuq të dashamirësve të kinematografisë, pjesëmarrësit dhe të ftuarit në këtë ngjarje me rëndësi, i përshëndeti drejtori i festivalit, Edmond Topi.

“Prej dymbëdhjetë vitesh “Dea” i ka qëndruar besnik misionit të vet: promovimit të kinemasë me përmbajtje, pasion dhe integritet. Edhe motoja e këtij edicioni, “Kinemaja si integritet”, nuk është një thirrje abstrakte, por një qasje dhe nevojë në kohët që po jetojmë”, tha Edmond Topi. Drejtorja Artistike e Festivalit, Mirela Oktrova iu referua rolit shoqëror të kinemasë dhe kontributit të festivaleve të filmit në shoqëri.

“Dea zgjedh të mbështesë, shfaqë dhe promovojë një kinema që flet për njeriun, për të vërtetën dhe për guximin e tij, për të thënë atë që duhet dhe jo atë që shitet më shpejt apo më shumë”, u shpreh Oktrova.

Konkurimi në këtë festival zhvillohet në 3 seksione: në Seksionin e Filmit me Metrazh të Gjatë, ku marrin pjesë 6 filma nga: Shqipëria, Brazili, Maqedonia, Italia, Polonia dhe Turqia, në Seksionin e Filmit Studentor, me 13 filma nga 9 vende të botës dhe në Seksionin e Filmit të Shkurtër ku garojnë 19 filma nga 15 vende të botës.

Edicioni i 12-të i “Dea Open Air” u hap me një shfaqje filmi jashtë konkurrimit, për shkak të autorësisë së organizatorëve të festivalit në të.

Filmi “Vdekja le të presë”, me skenar të Uli Bree, regji të Edmond Topit dhe pjesëmarrjen e emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, është një komedi romantike, por njëkohësisht dhe një film qe trajton tema me rëndësi për shoqërinë. Ai synon të rikthejë vëmendjen e shoqërisë ndaj moshës së tretë, duke e paraqitur atë jo thjesht si një grup të pambrojtur, por para së gjithash, si një komunitet aktiv dhe kontribues në jetën shoqërore është njëkohësisht edhe një homazh për njërën prej ikonave më të spikatura të kinematografisë shqiptare, aktoren Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta vetëm para pak kohësh.

Burimi ATSH

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kastriot Xherrai, një jetë e ndërtuar me duar, mëndje dhe besim

Kastrioti është nga ata njerëz që nuk flasin për veten, por flet puna për ta.