Spiropali – Osmani: Shqipëria, mbështetje integrimit euro-atlantik të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot në Prishtinë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot në Prishtinë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku theksoi mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euro-atlantik të Kosovës, ndërsa nënvizoi edhe nevojën e heqjeve të sanksioneve të BE ndaj vendit fqinjë.

Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se takimi u zhvillua gjatë qëndrimit në Prishtinë të Kryetares së Kuvendit, Spiropali, në kuadër të Forumit të 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali dhe Presidentja Osmani diskutuan mbi përshpejtimin e integrimit europian dhe euro-atlantik dhe rritjen e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes së këtyre proceseve. Është koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe inkurajimin e shtetit më të ri demokratik në Europë drejt anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Europës”, theksoi Spiropali gjatë takimit.

Sipas njoftimit për mediet nga zyra e shtypit e Kuvendit, Spiropali dhe Presidentja Osmani nënvizuan edhe rritjen e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon.

Burimi ATSH

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…