Shqipëria drejt aderimit në konventën për themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO), me seli në Hagë.


Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO), me seli në Hagë.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, e pranishme në mbledhje, bëri të ditur se me anë të këtij projektakti synohet aderimi në konventën e miratuar më 23 qershor 1993 dhe të ndryshuar më 9 prill 2002 në Kopenhagë. Kjo konventë përfaqëson një pjesë të rëndësishme të strukturës së CEPT-it, ku Shqipëria është anëtare që prej vitit 1991.

Shqipëria është shtet anëtar në Konferencën Evropiane të Administratave Postare dhe Telekomunikacionit (CEPT) që nga viti 1991. CEPT-i përbëhet nga 46 vende anëtare dhe përfshin në strukturën e tij tre komitete kryesore: Komitetin e Komunikimeve Elektronike (ECC), Komitetin për Politikat me Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (Com-ITU), dhe Komitetin për Rregullimin Postar (CERP).

Në vitin 1993, në Hagë u miratua Konventa për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacionit (ECO), e cila krijoi një zyrë të përhershme që mbështet CEPT-in. Kjo konventë është ndryshuar në Kopenhagë më 9 prill 2002, për të reflektuar zhvillimet në sektorin e komunikimeve. ECO ofron këshilla teknike, ekspertizë dhe mbështetje administrative për CEPT-in dhe ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe vendimeve të tij në mënyrë efektive dhe transparente nga vendet anëtare.

Nga 46 vendet që janë pjesë e CEPT-it, 36 janë aktualisht edhe anëtare të ECO-s. Më 31 janar 2024, Shqipëria mori një ftesë zyrtare nga drejtori i Zyrës Evropiane të Telekomunikacionit të CEPT-it për t’iu bashkuar Konventës së ECO-s. Kjo konsiderohet si një mundësi për të rritur bashkëpunimin dhe angazhimin e vendit tonë me këtë strukturë evropiane.

Bashkëpunimi me CEPT-in, sidomos në çështjet që lidhen me harmonizimin e planit të frekuencave në nivel evropian, është i parashikuar në legjislacionin shqiptar, konkretisht në ligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Zbulimi i varrit masiv në Kalludër dëshmi e krimeve të luftës, Shqipëria në krah të Kosovës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot pas zbulimit të një varri tjetër masiv në Kalludër të Kosovës,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Zbulimi i varrit masiv në Kalludër dëshmi e krimeve të luftës, Shqipëria në krah të Kosovës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot pas zbulimit të një varri tjetër masiv në Kalludër të Kosovës,…