Kumbaro: “Gjiroclassica”, festivali muzikor mes kalldrëmeve e historisë

Në qytetin e Gjirokastrës u zhvillua për 5 netë me radhë Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Klasike “Gjiroclassica”.


Në qytetin e Gjirokastrës u zhvillua për 5 netë me radhë Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Klasike “Gjiroclassica”.

Gjatë ditëve të festivalit instrumentistë të rinj vendas dhe të huaj performuan në skenat artistike në kalanë e gurtë dhe godinat muzeale.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se ky festival e ktheu Gjirokastrën në zemrën e një udhëtimi të gjallë muzikor mes kalldrëmeve, historisë, zonës muzeale, shpirtit dhe artit të saj, ndërsa talenti dhe virtuoziteti i të rinjve që u bën pjesë e konkursit ‘Tempo’ premtojnë vazhdimësinë e kësaj tradite në qytet.

Kumbaro falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për ditët plot art e frymëzim që i dhuruan Gjirokastrës.

Këtë vit, ky festival i kushtoi vëmendje të veçantë artistëve më të rinj të skenës shqiptare dhe jashtë saj.

“Gjiroclassica” ishte një mundësi e bukur për të ndjekur nga afër këta artistë, një festë që frymëzon brezin e ardhshëm të talenteve shqiptare.

Festivali mbyllet sot me një koncert të korit të fëmijëve “Okarina” Kosovë në kalanë e Gjirokastrës.

Në Gjirokastër aktivitetet kulturore dhe artistike po zënë një pjesë të rëndësishme gjatë sezonit turistik në Gjirokastër duke tërhequr vizitorët vendas dhe të huaj.

Burimi ATSH

“Me Fatosin, ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë”

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Ceremoninë shtetërore të lamtumirës për ish Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin themelues të Partisë…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Me Fatosin, ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë”

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Ceremoninë shtetërore të lamtumirës për ish Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin themelues të Partisë…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Me Fatosin, ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë”

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Ceremoninë shtetërore të lamtumirës për ish Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin themelues të Partisë…