Universiteti i Tiranës, 68 vite në shërbim të dijes dhe shoqërisë

Më 30 maj të vitit 1957, Këshilli i Ministrave aprovoi projektdekretin mbi “krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës”.


Sot, Universiteti i Tiranës kremton 68-vjetorin e themelimit, një ngjarje që shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë e arsimit të lartë në Shqipëri.

Më 30 maj të vitit 1957, Këshilli i Ministrave aprovoi projektdekretin mbi “krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës”. Në mbledhjen e kësaj date, qeveria vendosi emërimin e Zija Këlliçit si rektor të USHT-së, të Kolë Paparistos si zëvendësrektor për anën shkencore dhe të Hasan Dumës si zëvendësrektor për anën mësimore. Ky vendim do të hynte në fuqi më 1 qershor.

Universiteti i Tiranës është institucioni më i madh publik universitar në vend, dhe prej dekadash ka qenë qendra kryesore e formimit akademik, kërkimit shkencor dhe zhvillimit intelektual në Shqipëri.

Gjatë këtyre viteve, UT ka përgatitur mijëra studentë dhe profesionistë në fusha të ndryshme të dijes, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe kulturor të vendit. Sot, më shumë se kurrë, Universiteti i Tiranës mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij për të ofruar arsim cilësor, për të nxitur kërkimin shkencor dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Në fillimet e tij, Universiteti Shtetëror i Tiranës përbëhej nga 6 fakultete:

1) Fakulteti i Histori-Filologjisë;

2) Fakulteti Juridik;

3) Fakulteti Ekonomik;

4) Fakulteti i Inxhinierisë;

5) Fakulteti i Shkencave të Natyrës;

6) Fakulteti i Mjekësisë.

Në këtë 68-vjetor, përmes një postimi në faqen zyrtare të tij, Universiteti i Tiranës falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e tij, akademikë, studiues, studentë dhe bashkëpunëtorë të shumtë ndër vite.

Lexo më shumë nga

Rama ndan pamjet nga takimi me Presidentin Bin Zayed

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Abu Dabi, u prit sot në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed.

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan pamjet nga takimi me Presidentin Bin Zayed

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Abu Dabi, u prit sot në takim nga Presidenti Sheikh Mohammed Bin Zayed.