Rama nga Vlora: 11 maji, takim me historinë dhe mesazh për vullnetin e shqiptarëve drejt BE-së

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot nga Vlora se zgjedhjet e 11 majit janë shumë më tepër se një garë elektorale.


Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot nga Vlora se zgjedhjet e 11 majit janë shumë më tepër se një garë elektorale, duke i cilësuar si një moment historik për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Rama, gjatë takimit përmbyllës elektoral në Vlorë, i cilësoi zgjedhjet e 11 majit një takim me historinë dhe për Vlorën tha se ky është takimi i dytë me historinë.

“Kjo nuk është një përpjekje për aritmetikën elektorale. Nuk është një përpjekje për 71 mandatet që i duhen Partisë Socialiste për të qeverisur e vetme, kjo është shumë më tepër se kaq. Këto zgjedhje janë shumë më tepër se infrastruktura, aeroporti, portet turistike, janë shumë më tepër sesa zhvillimi i mëtejshëm i komuniteteve, investimet që ne do ti bëjmë. Këto zgjedhje janë një takim me historinë në kuptimin më të vërtetë të fjalës”, theksoi Rama.

“Vlora nuk mund dhe nuk duhet dhe kam besimin se s’do të mungojë në këtë takim me historinë. Kam besim se Vlora do t’i qaset 11 majit më e bashkuar se asnjëherë, duke i kapërcyer hendeqet e përgjithshme të shqiptarëve, ato politike, krahinore, apo atë të inatit ‘kush jam unë, e kush je ti’, dhe duke u bërë bashkë për t’i dhënë Partisë Socialiste një fuqi të re, jo për vete, jo për PS, as për deputetët e PS, as për karriget e ministrave të PS, as për mua jo e jo, por një fuqi të re për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në BE brenda vitit 2027 dhe për ta ulur Shqipërinë në sallonin kryesor të shtëpisë së Europës së Bashkuar brenda kësaj dekade.

Ky është mesazhi që duhet të japë Vlora, si një vend ku historia ka kaluar jo një herë, dhe unë s’besoj se rastësisht ka zgjedhur Vlorën. Historia zgjodhi Vlorën për të ngritur flamurin e Pavarësisë këtu në Vlorë. Historia zgjodhi Vlorën për të marrë shumë gjak të pastër shqiptar. Unë dua shumë të besoj se vlonjatët dhe vlonjatet s’do të mungojnë në takimin me historinë.

Ky është momenti për t’ju thënë: ky rreth këtu ka një veçori: bashkë me ne, me ju socialistët, janë dhe disa vajza e djem që kanë ardhur nga Forumi i Rinisë Demokratike të Vlorës, janë këtu si shenjë e vullnetit të Vlorës përtej të majtës dhe të djathtës dhe përtej ndasive të vjetra. Për Vlorën e burrave dhe grave që duan ta marrin përsipër misionin, përgjegjësinë, për t’u ngritur mbi veten dhe të bëhen një grusht i vetëm dhe duke e mbledhur këtë dorë dhe për të mos e lëshuar fatin evropian të Shqipërisë. Për t’i dhënë një mesazh shumë të fortë Europës dhe BE: Që ne, populli i Vlorës, të bashkuar, ne populli i Shqipërisë të bashkuar, ne vlonjatët, vlonjatet, shqiptarët dhe shqiptaret duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Nuk duam të presim më!”.

Burimi ATSH

Rama: Check-Up ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër,…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Check-Up ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër,…