Berisha nga Korça: Na duhen 100 ditë për të firmosur së bashku kthesën vendimtare

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Korçës.


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Korçës.

Në fjalën e tij kryetari i koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore u ndal tek prezantimi i programit.

Berisha tha se i duhen vetëm 100 ditë për të firmosur kthesën vendimtare të vendit.

“100 ditë na duhen, jo për pushtetin tim, kurrë. Por 100 ditë na duhen për të firmosur së bashku një kthesë vendimtare në këtë rënie të madhe që kemi. Na duhen vetëm 100 ditë, që nënat, baballarët, gjyshet dhe gjyshërit tanë të mos numërojnë më kafshatën, por të shpërblehen, të marrin një pension minimal, kurrë më të ulët se 200 euro”, tha Berisha.

Berisha shtoi se paga minimale do të jetë 500 euro, ndërsa energjia “nuk do të paguhet mbi 7 lekë kilovatin”.

“Na duhen 100 ditë që, ju në farmacitë tuaja të mos blini më ilaçe fals, por vetëm ilaçe që shiten në dy vendet e BE-së. Na duhen 100 ditë, që të mos mungojë më asnjë ilaç në spitalet tona për të sëmurët rëndë”, tha Berisha.

Kreu i PD-së shtoi më tej “na duhen 100 ditë që, ti sipërmarrës i vogël, të mos e blesh me energjinë 18 lekë, por ta blesh 6 lekë”.

“100 ditë na duhen që, fermerët e Korçës të kenë të njëjtat subvencione, absolutisht të njëjta me fermerët e Maqedonisë. Të merrni 5 herë më shumë subvencion për çdo bagëti, për çdo fidan të mbjellë. Dhe ju garantoj mbrojtje të plotë sezonale të prodhimeve tuaja”, tha Berisha.

Berisha shtoi po ashtu se “një bord që do ju kompensojë ju, çdo qindarkë për rënien e narkoeuros, do të ngrihet brenda 100 ditëve, dhe punëtorët tuaj do marrin rroga siç e meritojnë dhe ju fitime siç i meritoni”.

Burimi ATSH

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…