Berisha: Brenda 100 ditëve do të ndezim fuqishëm motorët e shpresës në këtë vend

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në qarkun e Beratit.


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në qarkun e Beratit.

Berisha në fjalën e tij u ndal te prezantimi i programit të PD-së, duke shpjeguar se “pas 100 ditësh në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro. Sot 570 mijë pensione janë nën 172 euro”.

Ai premtoi rritje pagash si dhe ulje të çmimit të energjisë për bizneset.

“Në 100 ditë nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Në 100 ditë, çdo biznes do paguajë për energjinë 3 herë më pak sesa paguan sot”, tha Berisha.

Berisha tha se fermeri “në 100 ditë marrin pesëfishin e subvencioneve që merr sot për fidanë të mbjellë, për kokë bagëti dhe për njësi prodhimi”.

“Garantoj në 100 ditë, taksa ndaj fermerëve do të jetë simetrike si në blerje dhe në shitje. Kështu që janë ata që do të përfitojnë TVSH-në”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “çdo pensionist, çdo rrogulët do të ketë kartën e konsumatorit, me të cilën ne do i rikthejmë 450 euro që është TVSH e ushqimeve bazë. Pra ata do i blejnë 20 për qind më lirë se të tjerët”.

“Në 100 ditë, për ju, për çdo qytetar, për çdo fëmijë, për çdo të rritur, për çdo pensionist, Shqipëria do ketë listën e Republikës Italiane për rimbursim të ilaçeve 100 për qind. Në 100 ditët, nafta nuk do mund të shitet kurrë më shumë sesa shitet në Maqedoni dhe Kosovë. Pra çmimi i saj do bjerë 40-50 për qind”, premtoi më tej Berisha.

Berisha tha se “ne i duam këto 100 ditë që t’ua kthejmë paratë dhe t’u krijojmë një mundësi të re për çdo shqiptar”.

“Por për një gjë të jeni të sigurt, se ky është programi më i mirë. Dhe është ky program, dhe qëllimi që të mundet me eksperiencën që kam, por e vërteta është edhe me ndjeshmërinë dhe pasionin, ndjeshmërinë që kam ndaj halleve të njerëzve, ndaj këtij shkretimi të madh të kombit tonë, të bëjmë gjithçka për një kthesë rrënjësore. Brenda 100 ditëve të ndezim fuqishëm motorët e shpresës në këtë vend”, u shpreh Berisha.

Burimi ATSH

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.