Berisha: Brenda 100 ditëve të para do të rrisim pensionet

Kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Sali Berisha është shprehur se brenda 100 ditëve të para qeverisje 570 mijë pensionistë shqiptarë që marrin sot nën 172 mijë lek, do të marrin 200 mijë lek pension.


Kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Sali Berisha është shprehur se brenda 100 ditëve të para qeverisje 570 mijë pensionistë shqiptarë që marrin sot nën 172 mijë lek, do të marrin 200 mijë lek pension.

Gjatë një interviste televizive, Berisha tha se “unë nuk mund të jem partiak ndaj pensionistëve. Unë u zotohem atyre që kjo situatë merr fund për 100 ditë. Çfarë do të thotë kjo? Për 100 ditë, 570 mijë pensionistë shqiptarë që marrin sot nën 172 mijë lekë, do të marrin 200 mijë lekë. Unë dua që këtë ta dijë secili prej tyre, pavarësisht se ç’mendon për mua. Nëse unë shkoj me të, unë kam frikë se mesazhin tim një pjesë nuk do ma pranojë, dhe unë dua që këtë mesazh të sinqertë të ma pranojnë të gjithë”.

“Më ke parë mua ti ndonjëherë që të përqendrohem si tani, tek pensionistët? Por unë nuk mund të mos ndalem, se këtu u tejkalua çdo lloj limiti njerëzor. Si mo, ti i lë këta dhe u thua 16 mln dhe u thua po ti bëjmë 200 mijë lekë, biem në greminë. Po si i rriti malazezi pensionet nga 138 mijë në 450 mijë, maqedonasi në 390 mijë?! A janë pensionistët në gjendjen më të dhimbshme sot? Gjë e tmerrshme, si mund ti lësh ashtu?!

Jam për gjithë fermerët. A e dini se në ç’gjendjeje katastrofale janë fermerët? Kosova për 1 hektar grurë jep 500 euro veç për mbjelljen. Jep 100 euro për plehun kimik që do i hedhësh, jep 53 euro për naftën që do shpenzosh, jep 1035 për kilogram prodhim. Kosova i mbulon fermerit të veta 60-70% të kostos së mbjelljes së grurit.

Shqipëria i mbulon vetëm 10% të mbjelljes së grurit. Unë besoj fort që kjo është një tokë shumë pjellore dhe me shumë ujë. Me këtë tokë, aq sa është mund të krijohen të mira e mirëqenie”, tha Berisha.

Berisha tha se gjatë kohës së qeverisjes së tij 2005-2013, “e kam gjetur pensionin minimal 36 euro e kemi bërë 82 euro”.

“E kam gjetur pensionin mesatar 90 euro, është bërë 143 euro. Kur ti ke buxhetin ti ke për detyrë të ua kthesh qytetarëve taksat. Mali i Zi, Serbi, Maqedonia pikërisht se kanë ndjekur këtë rrugë, kanë rritur paga e pensione”, tha Berisha.

“E di, 8 miliardë, por dhe sikur 2 miliardë ti japësh për paga e pensione, të mbeten 6 miliardë. Ne 4 miliardë e kemi pasur buxhetin, se ne kemi pasur taksa të ulëta, këta i dyfishuan, dhe ne ndërtuam tërë ato rrugë, dyfishuam rroga e pensione. Por sigurisht po të ekonomizohen, po të mos vidhen, po të mos shpërdorohen, ka pa diskutim”, tha Berisha.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…