Muzhaqi: 32 kurse kodimi, 2150 të rinj përfitues

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u shpreh sot se janë rreth 2150 përfitues të programeve të kodimit


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u shpreh sot se janë rreth 2150 përfitues të programeve të kodimit, ndërsa numrat dhe vijueshmëria e këtyre programeve janë tregues të mënyrës se si ka ndryshuar mentaliteti për zhvillimin e karrierës profesionale te të rinjtë shqiptarë.

Në aktivitetin e zhvilluar te Piramida, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani, Muzhaqi tha se në janar të vitit 2023, kur nisi ky program, kishte skepticizëm, bashkë me të gjitha pikëpyetjet nëse të rinjtë shqiptarë do të kishin interes për të ndjekur këtë program formimi profesional për të ta, a do largoheshin nga tradita tipike që duhet diploma e universitetit për të vijuar karrierën etj.

“Numrat, por edhe vijueshmëria e programit kanë treguar gjatë këtyre dy viteve se ka ndryshuar perceptimi, mentaliteti për zhvillimin e karrierës. Ata e kanë kuptuar se nuk është e thënë që gjatë gjithë jetës të kesh vetëm një tipologji karriere, por mund ta ndërrosh këtë sidomos me botën që ndryshon çdo ditë. Të rinjtë e kanë përqafuar këtë trend të kodimit, programimit, inteligjencës artificiale dhe ju keni qenë të parët që e keni bërë këtë”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi tha se programit të kodimit, pavarësisht sfidave i janë bashkuar shumë bashkëpunëtorë të mirë.

“Në fillim kishim pak akademikë kodimi që ishin pjesë e programit, por çdo vit kemi pasur kurse dhe prurje të reja. Janë 32 kurse që ofrohen nga ato bazike, si ‘JavaScript’ dhe duke vazhduar tek inteligjenca artificiale, që bëhet gjithnjë e më shumë e rëndësishme. Ne na duhet një armatë programuesish jo vetëm që të programojë kode, por që të jetë në krye të skuadrave të inteligjencës artificiale”, pohoi Muzhaqi.

Më tej, ministrja u tha të rinjve të pranishëm në aktivitet se ata nuk marrin vetëm një certifikatë, por një bagazh të madh dijesh që shkon shumë më larg se certifikata.

“Dijet dhe njohuritë që keni marrë janë tregues që ky program ka qenë i suksesshëm. Jeni dallëndyshet e para që keni sjellë kodimin dhe programimin në Shqipërinë e bukur dhe evropiane”, tha Muzhaqi.

Burimi ATSH

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…