Kongresi i PPE, Berisha: Nivel i ri mbështetjeje dhe sensibilizimi për situatën në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që u zhvillua në Valencia, Spanjë


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që u zhvillua në Valencia, Spanjë prej nga dha edhe një intervistë televizive ku deklaroi se tani zëri i opozitës shqiptare ushton fuqishëm në kancelaritë më të rëndësishme të Europës dhe në SHBA.

“Konsideroj se në këtë kuvend, më i rëndësishmi që mblidhet në Europë, bëmë avokatin e kauzave të drejta të opozitës shqiptare. Qëllimi im ishte ky dhe kemi mbështetje shumë të madhe”, tha Berisha.

Berisha tha se mori mbështetje edhe “për procesin elektoral dhe për zhvillimet e mbas procesit elektoral, mbasi opozita në qeveri pas 11 majit, do të jetë lokomotivë kryesore e integrimit të vendit për në BE”.

“Dhashë garanci të plota se Partia Demokratike dhe forcat opozitare kanë qëllim kryesor të zëvendësojnë, narkoshtetin me shtetin e të drejtës, ekonominë e drogës me ekonominë e lirë të tregut dhe funksionale dhe të plotësojnë të gjitha kushtet, kriteret sociale të domosdoshme që Shqipëria të progresojë drejt BE-së”, u shpreh Berisha.

“Me këtë takim mendoj se, u arrit një nivel i ri mbështetje dhe mbështetje e fuqishme, sensibilizimi për situatën në Shqipëri dhe për të gjithë popullin opozitar”, u shpreh Berisha.

Berisha tha më tej se “sot opozita interesat dhe kauzat e saj, kanë për avokat, avokatin më të fuqishëm aktual të SHBA”.

Sa i përket kontratës së lobimit 6 milionë dollarë me SHBA-të të PD-së, Berisha tha se synon jo vetëm mbështetjen e kauzave të sotme, por dhe të atyre të qeverisjes së PD dhe opozitës.

“Unë e kuptoj që kanë shumë të drejtë që janë shqetësuar. Shumë gjëra unë i kam thënë edhe gjatë fushatës, do të shohin keq ata që janë përpjekur të shkelmojnë vullnetin e shqiptarëve, votën e lirë të tyre. Ata të cilët kanë përdorur pushtetin për pasurim, etj. Pra, opozita është në sulm të plotë, total, frontal”, tha Berisha.

Marrë nga ATSH

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…