Bashkitë e Shqipërisë në NALAS, Huber: Qeverisje vendore e fortë, demokratike dhe llogaridhënëse

Bashkitë e Shqipërisë tani përfaqësohen si një shoqatë e njehsuar në Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore, NALAS.


Bashkitë e Shqipërisë tani përfaqësohen si një shoqatë e njehsuar në Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Juglindore, NALAS.

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber i ka drejtuar një mesazh Asamblesë së Përgjithshme të NALAS.

Në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ambasadorja Huber tha se “jemi të lumtur që mbështesim përfshirjen dhe bashkëpunimin e të gjitha autoriteteve lokale, pavarësisht përkatësisë politike, në një platformë mbarëkombëtare dhe pluraliste”.

“Do të doja të falënderoja NALAS dhe shoqatën e qyteteve në këto kohë sfiduese në mbarë botën demokracia vendore dhe kohezioni social në Evropë kërkojnë vëmendjen tonë kolektive më shumë se kurrë. Zvicra beson në një qeverisje vendore të fortë demokratike dhe llogaridhënëse”, tha ambasadorja Huber.

Huber u shpreh se “këtu në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri ne jemi mbështetës të zjarrtë të qeverisjes vendore të pavarur, të decentralizuar dhe funksionale”.

“Siç e dini, autoritetet lokale janë përgjegjësit e parë të nevojave të qytetarëve. Nuk ka qeverisje demokratike pa një qeverisje vendore funksionale dhe demokratike. Ju përgëzoj për temën që po fokusoheni sot, politikat e bazuara në evidencë në përfshirjen sociale. Në programin tonë në Shqipëri ne kontribuojmë për këtë duke modernizuar statistikat bashkiake duke përmirësuar shërbimet dhe duke i bërë këshillat bashkiakë më transparentë”, tha ndër të tjera ambasadorja Huber.

Ambasadorja Huber u shpreh se “përveç kësaj ne kemi krijuar shërbime të reja të kujdesit social në bashki përmes një programi të përbashkët të OKB-së. Në këtë mënyrë prekim të dyja politikat e bazuara në evidencë dhe përfshirjen sociale. Megjithatë nevojitet më shumë njësi të qeverisjes vendore që bashkëpunojnë dhe mësojnë nga njëra-tjetra përtej barrierave të partive politike”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Platforma digjitale e taksimit të dyfishtë kursen kosto dhe kohë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka prezantuar sot Platformën e re Digjitale për Taksimin e Dyfishtë, një shërbim inovativ që…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Platforma digjitale e taksimit të dyfishtë kursen kosto dhe kohë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka prezantuar sot Platformën e re Digjitale për Taksimin e Dyfishtë, një shërbim inovativ që…