Berisha: Brenda vitit të parë të qeverisjes do rrisim me 5 herë subvencionet për fshatin dhe fermerët

Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative të njësisë 15 në Tiranë.


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha siguroi sot se brenda vitit të parë të qeverisjes, në rast fitoreje në zgjedhjet e 11 majit, do të rriten me 5 herë subvencionet për fshatin dhe fermerët”.

Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative të njësisë 15 në Tiranë, ku prezantoi kandidatët për deputetë dhe programin e qeverisjes së “PD-Shqipëria Madhështore”.

Berisha theksoi se paratë ne do t’ja kthejmë qytetarit, ndërsa garantoi se “projekti ynë për fshatin do të vazhdojë me intensitet të madh”.

“Çdo shqiptar, në fshat apo në qytet, kudo që të jetë do marrë minimumin jetik 200 euro për frymë. Cilido që të jetë pensioni në fshat nën 200 euro, do jetë 200 euro dhe kjo do të ndodhë 3 muaj e parë të qeverisjes tonë. Jo vetëm kaq, por do ketë kartën e konsumatorit e cila i jep mundësi atij të marrë mbrapsht TVSH 20% të atyre shpenzimeve që bën për ushqimet bazë dhe mallrat që blen”, shtoi ai.

Berisha siguroi se “do të ndalohet dhe ndëshkohet rëndë, shitja në tregjet e Shqipërisë, të çdo ilaçi qoftë për njerëzit, qoftë për tokën, qoftë për bagëtinë që nuk tregtohet në dy vende të BE-së”.

Duke folur për subvencionet në bujqësi, Berisha theksoi se “çdo shtet subvencionon fermerin, i jep para në dorë për atë që mbjell, që korr, për bagëtinë që mbarështon, për fidanët që mbjell”.

Berisha tha se qeverisja socialiste hapi kufijtë për Serbinë me “Ballkanin e Hapur”, por sipas tij, “fermeri shqiptar me një fermer që subvencionohet 8 herë më shumë, cilido qoftë ai, nuk ja del ta përballojë, i del me çmim shumë më të lartë”.

“Grumbulluesve ju vuri TVSH asimetrike në mënyrë që ata të blinin prodhimet e importuara dhe jo të vendit. Dhe tani, këto bënin që mijëra kuintal e tonelata mallra vendi të kalben dhe fermeri të mos mbjellë më, të iki, të largohen, të falimentojë. Me mijëra ferma, më mijëra serra. Prodhimi bujqësor ka rënë”, shtoi ai.

Duke folur për programin e PD-së, Berisha siguroi se “vitin e parë subvencionet do të ngrihen në nivelin e Maqedonisë, Kosovë, Mal i Zi dhe Serbisë, nivel që është 5 herë më i madh se ky sot”.

“Do subvencionojmë çdo fidan që mbillni, çdo lopë, dele, apo dhi. Do subvencionojmë çdo njësi prodhimi që merrni nga toka juaj. Taksa për grumbulluesit merr fund, do jetë simetrike si në shitje dhe blerje, çka do thotë ju do merrni mbrapsht TVSH e shitjes dhe nuk do e marrin grosistët”, tha ai.

Berisha tha se nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar pa fshat të zhvilluar. Sipas tij, fshati meriton të njëjtën infrastrukturë si një lagje qyteti.

“Në 2005-2013 ndërtuam e rindërtuam 8300 km rrugë rurale. Në vitet 2005-2013, 2/3 e të gjitha investimeve të bëra në Shqipëri janë bërë në fshat. Shumë më tepër u investua në ato vite në rrugët rurale të marra së bashku, se sa në rrugët kombëtare të ndërtuara nga Hani i Hotit deri në Gjirokastër. Be ndërtuam dhe rindërtuam, mbi 800 shkolla dhe rreth 500 qendra shëndetësore”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Rama takon Rutte: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u ndal…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama takon Rutte: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u ndal…