Begaj: Shqipëria, model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, fjalim në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që u mbajt në Bullgari.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë si pjesë e Aleancës Globale dhe e platformave kundër terrorizmit.

Para liderëve të shteteve dhe qeverive që janë pjesë e nismës së “Aqaba Process”, Begaj theksoi rëndësinë e përgjegjësisë, solidaritetit dhe angazhimit të përbashkët përballë çdo kërcënimi dhe sfide.

“Terrorizmi nuk njeh kufij, kombësi, fe apo përkatësi etnike. Ai është një kërcënim i përbashkët dhe kërkon një përgjigje të përbashkët”, u shpreh Kreu i Shtetit.

“Shqipëria është një partner rajonal dhe global i besueshëm, me një kontribut të qenësishëm në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, tha Begaj.

“Ne besojmë, – theksoi Presidenti Begaj, – se paqja dhe siguria afatgjatë arrihen vetëm përmes bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar dhe përgjegjësisë së përbashkët.”

“Përballë kërcënimeve që nuk njohin kufij, le të riafirmojmë qëllimin tonë të përbashkët, të veprojmë me vendosmëri dhe mirëkuptim me qëllim që të mbrojmë të drejtat themelore të njeriut për paqe dhe siguri”, apeloi Presidenti.

Presidenti Begaj i njohu pjesëmarrësit në samit me strategjitë e miratuara nga Shqipëria, për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm të cilat ofrojnë një model të qasjes gjithëpërfshirëse, ku futen institucionet shtetërore, shoqëria civile, klerikët dhe komuniteti.

Ai e konsideroi histori suksesi përvojën e Shqipërisë në parandalimin e planeve me qëllim aktet terroriste.

“Përmes Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Shqipëria është transformuar në një model ekspertize rajonale. Praktika jonë për parandalimin, rehabilitimin, riintegrimin, risocializimin dhe mosangazhimin është njohur ndërkombëtarisht si praktikë e mirë nga partnerët tanë strategjikë”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Ai bëri të ditur së këtë përvojë Shqipëria e ka ndarë me vende partnere në rajon dhe në botë.

Samitin e nismës së “Aqaba Process” për sigurinë në Ballkan, Presidenti Begaj e vlerësoi si proces angazhimi dhe mundësi për ndërtimin e një qasjeje të integruar dhe proaktive në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Ky samit në Sofje qe bashkëorganizohet nga mbreti i Jordanisë, Madhërisë së Tij Abdullah II dhe presidenti Bullgar Radev vjen pas samitit që u mbajt në Tiranë në vitin 2018.

Nisma e Procesit Aqabas e ndërmarrë nga Madhëria e Tij, mbreti Abdullah II i Jordanisë synon ruajtjen e koordinimit dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, ideologjive ekstremiste dhe radikalizimit nëpërmjet qasjes gjithëpërfshirëse.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha telefonon homologun Al-Muraikhi: Dënojmë me forcë sulmet iraniane ndaj Katarit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Punët…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha telefonon homologun Al-Muraikhi: Dënojmë me forcë sulmet iraniane ndaj Katarit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Punët…