“Giro d’Italia 2025” nis nga Shqipëria, trofeu në Durrës më 9 prill me anijen “Amerigo Vespucci”

Mes të ftuarve do të mbajnë fjalën e nderit Komandanti i “Amerigo Vespucci”, kryeministri Edi Rama, CEO i RCS Sports & Events, Paolo Bellino, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Marina Ushtarake Italiane si dhe Ambasadori Italian në Shqipëri.


Ka mbetur dhe shumë pak kohë që Shqipëria të presë “Giro d’Italia”, një prej aktiviteteve më të famshme sportive në botë, ku do të finalizohet “La Grande Partenza 2025” – “Nisja e Madhe 2025”.

Ky event do të marrë vëmendjen e sportdashësve në mbarë botë, ku të gjithë do të kenë mundësinë që ta ndjekin drejtpërdrejt në mbi 200 televizione të botës.

Gara e famshme popullore, me një traditë 114-vjeçare, do të mbledhë në datat 9, 10 dhe 11 maj çiklistët më të mirë të botës në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, ku do të përshkojnë terrene të ndryshme për të arritur në pikën finale.

“Giro D’italia” është një ndër ngjarjet më të mëdha vjetore të sportit dhe si e tillë do të kontribuojë në promovimin e Shqipërisë, duke nxitur kështu edhe më shumë turizmin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Amerigo Vespucci”

Më 9 prill “Amerigo Vespucci”, një nga anijet më ikonike dhe prestigjioze të Marinës Italiane, simbol i historisë, traditës dhe pasionit për detin, do të ankorohet në portin e Durrësit.

Në kuadër të Giro d’Italia, ndalesa e “Amerigo Vespucci” në Durrës vjen dhe si një promovim i kulturës italiane në mbarë botën.

Në bordin e anijes do të krijohet një ambient i veçantë, ku do të ekspozohet edhe Trofeu “Senza Fine”, në praninë e 50 të ftuarve nga institucione të ndryshme dhe mediat.

Mes të ftuarve do të mbajnë fjalën e nderit Komandanti i “Amerigo Vespucci”, kryeministri Edi Rama, CEO i RCS Sports & Events, Paolo Bellino, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Marina Ushtarake Italiane si dhe Ambasadori Italian në Shqipëri.

Tri etapat e nisjes së “Giro D’Italia” në Shqipëri

Itinerari, dita e parë më 9 maj 2025 – gjatësia 164 kilometra;

Nisja do jetë në Durrës, për të kaluar në drejtim të Bishqem-Fushë, Papër, Gracen dhe më pas për të përshkuar rrugën që të çon në Surrel dhe gjithë malin e Dajtit, e më pas në Tiranë.

1800 metra disnivel në 164 kilometra deri në Tiranë me një GPM të kategorisë së dytë pas 70 km, 13,5 km me 5,2% mesatare, 11% maksimale. Cirkuiti final prej 22 km ka në mes një ngjitje të shkurtër, për t’u përsëritur dy herë para sprintit të mundshëm.

Itinerari, dita e dytë (kronometër), më datë 10 maj 2025 – gjatësia 13,7 kilometra;

Nisja në Tiranë dhe fundi po në Tiranë. Kjo do jetë një garë e tipit fushor dhe qytetas, që do përshkojë gjithë Tiranën. Me nisje nga sheshi “Skënderbej”, në 13,7 kilometrat e garës do të përshkohen rrugët kryesore të qytetit dhe do të ketë gara me kronometër.Koha e ndërmjetme 8 km, një ngjitje e kategorisë së katërt prej 1,5 km me 6% pjerrësi. Gjysma e dytë në zbritje është e sheshtë deri në vijën e finishit, por do të nevojiten gjithashtu aftësi të mira drejtimi të mjetit.

Itinerari, dita e tretë më 11 maj 2025 – gjatësia 160 kilometra;

Nisja në Vlorë dhe fundi po në Vlorë.

Gjithçka në 11 maj 2025 nis nga Vlora dhe përshkon një pjesë të madhe të bregdetit të jugut. Vlorë – Peshkëpi – Qafa e Dushkut – Brataj – Qafa e Shkallës – Porto Palermo – Himarë – Qafa e Vishës – Iliaz – Qafa e Llogorasë – Orikum dhe mbërritja po në Vlorë. 2700 metra disnivel në 160 kilometra me nisje dhe mbërritje nga Vlora dhe dy GPM. E para e kategorisë së katërt, e dyta në më pak se 40 km para zbritjes që çon në vijën e finishit.

Burimi ATSH

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.