Rama: Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.


Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, disa komenteve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”.

Kryeministri Rama i nisi përgjigjet e tij me komentet për tunelin e Murrizit që u hap ditën e sotme duke e cilësuar këtë moment si një çlirim të madh.

Ai theksoi se gjatë punimeve për këtë tunel, “kurthet” e natyrës kanë qenë të shumta dhe të paparashikuara.

“Sot jam çliruar nga një makth i vërtetë. Tuneli i Murrizit, një kurth i paparë i natyrës ku thashë “ramë” dhe s’kemi për të dalë më. Kur puna po ecte mirë e bukur, plasën ujrat dhe na morën peng duke na i shtyrë afatet e përfundimit, pa afat. Sot mbaroi odiseja e pafundme që u bë tamam si një betejë për të marrë një kala që nuk dorëzohej. Tani, stafi që merret me këtë kronikë, mezi ka gjetur disa komente problematike në postimin e sotëm të hapjes së tunelit. Faleminderit të gjithë atyre që nuk i kanë kursyer mesazhet pozitive sot”, u shpreh kryeministri Rama.

Një prej komentuesve shkruan që “ai tunel është jashtë standardeve evropiane”, ndërsa Kryeministri në përgjigjen e tij, shprehet se jo vetëm ky tunel, por çdo vepër infrastrukturore që ndërtohet, rrugë, shkollë apo spital është e standardeve evropiane.

Kreu i Ekzekutivit thekson se “ne e kemi ndarë mëndjen do ta bëjmë këtë vend anëtar të BE-së deri në 2030 dhe kjo do të thotë që jo vetëm çdo shqiptari do t’i japim një pasaportë evropiane, por edhe Shqipërinë do ta pasaportizojmë në Evropë me standardet evropiane”.

Rama iu përgjigj edhe një tjetër komentuesi.

“Po pse Palok e thua lajmin e keq, apo ta do emri që ta mbash me nder duke sharë. Megjithatë, ti duhet ta dish që kjo vepër është bërë me PPP, Partneritet Publik Privat dhe i ka kushtuar këtij shteti shumë më pak se çdo t’i kushtonte sikur privati të mos ishte i detyruar, nga kontrata që i kemi bërë që t’i bënte me shpenzimet e veta punimet masive të paparashikuara kur plasi uji në tunelin e Murrizit. Kjo “vidhni, vidhni” është si e disave që në komentet për hekurudhën Tiranë-Durrës shkruanin pse është me një korsi, apo e keni vjedhur tjetrën”, shprehet Rama.

Një tjetër qytetar bën krahasimin e tunelit të Murrizit me atë të Llogarasë, që sipas tij duket më ekologjik në krahasim me hekurat dhe betonin që është investuar në tunelin e Murrizit që u hap sot.

“Llogaraja s’kishte nevojë për hekura se është shkëmb e ça shkëmbi. Ndërsa, formacioni gjeologjik i Murrizit ka përbërje argjilore, prandaj u desh të blindohej me hekur kështu që mos ki merak se Llogaraja ka lindur e blinduar nga Perëndia”, u shpreh Rama.

Një komentues tjetër, i shkruan Kryeministrit Rama me kureshtjen për pallton e veshur sot gjatë inagurimit të tunelit të Murrizit, pasi po kërkon ta blejë dhe nuk e gjen dot.

“Nuk të vë faj, se ça bën se s’ka ça bën njeriu kur i ha gënjeshtrat si manaferra që shijojnë prej qejfit. Ty të kanë gjetur të uritur për gënjeshtrën e radhës, bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferrë që unë e pi verën 33 mijë euro shishja. Ti thua s’po gjen dot pallton si e imja se demek është jashtë serie. Jo mor vlla, nuk e mbaj mend sa bënte e kam blerë në Gjermani para 20 e ca vjetëesh, ndaj mos e kërko kot se i ka kaluar edhe afati i amortizimit. Po ta më dëgjosh mua, mbahu pak më mirë nga goja mor burrë, se nuk i shkon burrit të merret me rroba e burrit”, përfundon Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë