Mamografia falas, Koçiu apel grave dhe vajzave: Kontrollet perodike shpëtojnë jetë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë sërish sot apel për të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë mamografinë e gjirit falas.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë sërish sot apel për të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë mamografinë e gjirit falas.

Koçiu ka përcjellë mesazhet e dy zonjave që kanë kryer për herë të parë mamografinë e gjirit të ndërgjegjësuara se sa i rëndësishëm është kujdesi për veten.

“Arta dhe Nexhmija kryen për herë të parë mamografinë e gjirit, dhe fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë. Apeli i tyre është i thjeshtë, por i fuqishëm: “Mos e lini pas dore shëndetin tuaj, kontrollet periodike shpëtojnë jetë”, thotë ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Koçiu thotë se “këtë muaj, mamografia falas pa sistem referimi është në spitalin rajonal të Lezhës, për t’iu shërbyer sa më shumë grave dhe vajzave”.

“Është një nismë që nuk fokusohemi vetëm në tetor për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, por jemi ndalur në çdo qytet për ta aplikuar pa sistem referimi, 1 muaj në çdo qytet të vendit”, është shprehur më herët, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

“Unë jam Arta, punoj në fabrikën Pro2. Për herë të parë bëra mamografinë, fatmirësisht dola mirë. Jua rekomandoj të gjitha grave të bëjnë të një ekzaminim të hershëm sepse shpëton jetë”, tha njëra nga zonjat.

“Unë jam Nexhmija, është hera e parë që bëj një mamografi. Ju lutem zonjave mbi 40 vjeç të kryejnë kontrolle periodike”, u shpreh zonja tjetër në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ta shtrijë fushatën e saj sensibilizuese përveç tetorit, edhe gjatë muajve të tjerë të vitit. Kontrollet e rregullta janë thelbësore për luftën kundër kancerit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Check-Up ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër,…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Check-Up ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër,…