Balla, vizitë në Qendrën Islame në Detroit ku mësojnë gjuhën shqipe fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Miçigan


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Miçigan, në xhaminë e së cilës jo vetëm falen besimtarët shqiptarë, por mësohet edhe gjuha shqipe.

Shkolla me 3 mësuese të gjuhës amtare ka 80 nxënës që mësojnë shqipen, përveç mësimeve fetare, gjë për të cilën Balla falënderoi kreun e kësaj qendre, imamin Shuajb Gërguri dhe i premtoi mbështetje në kuadër të programit të qeverisë “Mësues për Diasporën”.

“Jam shumë i nderuar që jam këtu dhe ju përgëzoj për gjithçka bëni, qoftë për këtë xhami me shumë peshë dhe histori, dhe mundësisë që i jepni fëmijëve të mësojnë gjuhën shqipe. Më vjen mirë që ju e vazhdoni siç duhet atë që nisi imam Vehbi Ismaili. Më lejoni t’ju shpreh gjithë mirënjohjen juve dhe anëtarëve të kësaj xhamie për gjithë këtë që keni bërë të gjithë së bashku. Duhet vlerësuar se bën bashkë shqiptarë të të gjitha trevave,” u shpreh Balla.

Balla i tregoi imamit Shuajb Gërguri për programin “Mësues për Diasporën” dhe përgjegjësinë që ka shteti shqiptar në bazë të kushtetutës.

“Duhet t’ju garantoj mbështetjen për qendra si e juaja me mësues sapo të krijohen kushtet”, tha Balla.

E ndërtuar në vitin 1963 duke u transferuar nga ndërtesa e vjetër, xhamia në Harper Woods afër Detroitit, sipas kreut të saj imamit Shuajb Gërguri është ndoshta shkolla më e vjetër në diasporë që vazhdon të funksionojë për Gjuhë Shqipe dhe fe. Zgjerimet e ditëve të sotme janë bërë të gjitha me kontributin e besimtarëve, ku numërohen të regjistruar 800-900 familje shqiptare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula u prit në takim nga Presidenti i Hungarisë, András Baka

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…