Mazniku takim me biznesin në Elbasan: Bashkëpunim për nxitje ekonomike e vende të reja pune

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, takoi në Elbasan përfaqësues të bizneseve duke adresuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik në rajon.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, takoi në Elbasan përfaqësues të bizneseve duke adresuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik në rajon.

Në fokus të diskutimeve ishin çështjet kryesore që ndikojnë sektorin privat, përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen për eksportuesit, zhvillimin e fuqisë punëtore dhe nxitjen e investimeve të reja.

Gjatë takimit, ministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes qeverisë dhe sektorit privat për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik dhe për të krijuar më shumë vende pune në Elbasan.

Pasi prezantoi disa projekte të rëndësishme që po ndodhin në Elbasan, si akset rrugore që lidhin qarkun me Korridorin Blu, projekti i “Auto Moto Parkut”, “Rikualifikimi i Kalasë” etj, Mazniku theksoi se është e rëndësishme që edhe bizneset të ndjekin këtë ritëm për të rritur kapacitetet e qarkut për të mirëpritur më shumë turistë.

“Projektet e qeverisë po ndodhin dhe është e rëndësishme që edhe bizneset të ndjekin këtë ritëm për të rritur ekonominë përmes shtimit të numrit të turistëve,” u shpreh ministri.

Përfaqësuesit e bizneseve vlerësuan nismat qeveritare që kanë ndihmuar sektorin privat, por theksuan nevojën për masa të mëtejshme për përmirësimin e klimës së biznesit.

Ky takim është pjesë e një sërë iniciativash që synojnë përfshirjen më të gjerë të sektorit privat në vendimmarrje dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për sipërmarrjen dhe inovacionin.

Në takim ishin të pranishëm, minsitrja e Shtetit për Pushtetin Vendor, Delina Ibrahimaj, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja dhe deputetët e qarkut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ora e Tokës, Jaupaj fton qytetarët të fikin dritat në mbrëmje për 60 minuta

Në çdo të shtunë të fundit të marsit shënohet Ora e Tokës, një prej nismave më të mëdha mjedisore në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ora e Tokës, Jaupaj fton qytetarët të fikin dritat në mbrëmje për 60 minuta

Në çdo të shtunë të fundit të marsit shënohet Ora e Tokës, një prej nismave më të mëdha mjedisore në…