Pragë – Hoxha me homologun çek, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë zyrtare në Pragë, në krye të një delegacioni që përbëhej nga drejtues të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), ku u prit nga zv.kryeministri dhe ministër i Brendshëm i Republikës së Çekisë, Vit Rakusan.

Dy ministrat bashkëndanë vlerësime për nivelin e dialogut politik, ku Republika Çeke renditet si një nga vendet që ofron mbështetje të palëkundur në rrugën integruese të vendit tonë në BE.

Ministri Hoxha e vlerësoi takimin si shumë të frytshëm dhe miqësor.

“Sapo përfundova një takim miqësor me Ministrin e Brendshëm të Republikës Çeke, i cili më siguroi mbështetjen që do të japë Republika Çeke për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Bashkë me mua, ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të thelluar bashkëpunimin midis dy policive tona. Vlerësuam bashkërisht komunitetin shqiptar që jeton në Çeki, një komunitet i mirintegruar dhe është një urë lidhëse midis dy popujve tanë.

Homologu çek mirëpriti ftesën për të vizituar Shqipërinë në fillim të muajit qershor, kohë e cila përkon me hapjen e sezonit turistik, ku tashmë e dimë që një pjesë e konsiderueshme e turistëve vijnë edhe nga Çekia”, tha për mediet, ministri Hoxha.

Një tjetër fushë me interes bashkëpunimini mes dy vendeve është ajo për sekuestrimin dhe rikuperimin e aseteve me burim kriminal. Kryeadministratorja Risena Xhaja pati një bisedë me homologët çekë, për të ndarë eksperiencën dhe për të përfituar asistencë dhe përvojë.

Kina dhe SHBA dominojnë jetën ekonomike dhe tregtare mbarëbotërore

Të enjten, 30 tetor 2025, paradite Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një takim me homologun e tij amerikan, Presidentin…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kina dhe SHBA dominojnë jetën ekonomike dhe tregtare mbarëbotërore

Të enjten, 30 tetor 2025, paradite Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një takim me homologun e tij amerikan, Presidentin…