Rezidenca artistike “Vila 31 x Art Explora”, Suard: E përfshin Tiranën në rrjetin e platformave të artit bashkëkohor

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard deklaroi sot se hapja e rezidencës artistike “Vila 31 x Art Explora” është më shumë se sa një hapësirë e thjeshtë pune për artistët.


Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard deklaroi sot se hapja e rezidencës artistike “Vila 31 x Art Explora” është më shumë se sa një hapësirë e thjeshtë pune për artistët.

“Është vizion hapjeje, një vizion i artit pa kufi”, deklaroi ajo, në ceremoninë e zhvilluar për hapjen e rezidencës.

“Është nder i madh të jem mes jush për të përuruar këtë projekt mbresëlënës, 15 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes, nën prezencën e presidentit Macron., emblemë e ndryshimit të Shqipërisë, që Ju, i dashur Edi, po i jepni shtysë”, deklaroi ajo.

Sipas ambasadores Suard, “Vila 31 x Art Explora” më tepër se një hapësirë e thjeshtë pune për artistët është vizion hapjeje, një vizion i artit pa kufi, i arritshëm, i rrënjësuar me inovacionin.

“Ajo e fut Tiranën në rrjetin e platformave të mëdha të artit bashkohor. “Vila 31” është pjesë e bashkëpunimit kulturor mes Francës dhe Shqipërisë. Këtë dinamikë do ta përforcojmë në vitin 2025 duke pasur në sfond emërtimin e Tiranës si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës”, shtoi ambasadorja.

Ajo informoi se Durrësi po bëhet gati të presë në muajin prill një anije-muze.
“Durrësi është përzgjedhur mes 20 qyteteve si etapë e udhëtimit në Mesdhe. Kjo anije lundruese është mishërimi i udhëtimit ujor të artit, një pasion që Franca e kultivon dhe dëshiron ta ndajë”, deklaroi ambasadorja franceze.

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marrëdhënia ndërmjet fesë dhe politikës

Dimensioni i qëndrueshëm i fesë dhe natyra dinamike e politikës