“Vila 31” – qendër arti, Rama: Projekti më i pjekur dhe shërues në raport me të kaluarën

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot vendimin për ta kthyer rezidencën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e njohur si “Vila 31”, në një hapësirë në funksion të artistëve shqiptarë e të huaj.


Kryeministri Edi Rama sqaroi sot vendimin për ta kthyer rezidencën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e njohur si “Vila 31”, në një hapësirë në funksion të artistëve shqiptarë e të huaj.

Duke iu përgjigjur interesimit të medies të pranishme në hapjen e rezidencës artistike, “Vila 31 x Art Explora”, Rama shprehu bindjen se ripërdorimi i këtyre hapësirave duke përqeshur historinë e tyre, por pa e fshirë atë është gjëja më e pjekur dhe më shëruese në raport me të kaluarën.

Rama shprehu bindjen se kjo ishte gjëja më e duhur që duhej bërë në këtë hapësirë.

“Kjo hapësirë të përdoret për të bërë gjërat që Enver Hoxha do t’i kishte më shumë tmerr se çdo gjë tjetër. Kjo ka qenë motoja shtytëse në mendjen tonë, që çfarëdo qoftë që do të bëjmë aty do të bëjmë një gjë, që Enver Hoxha të rrotullohej në varr nga sikleti deri në një pendesë ekstreme se pse jetoi aty”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se nëse kishte diçka që e bënte tërësisht mizore diktaturën ishte çdo shprehje e asaj që ata e quanin degjenerim modernist.

Në këtë aspekt, Rama u shpreh se “kjo do jetë një shtëpi e degjenerimit modernist”.

“Nuk ka më bukur sesa këtë hapësirë ta përdorin artistët e rinj dhe të jetë një vend dialogu e ndërveprimi. Për krimet dhe përgjegjësitë për to, në kuptimin e muzealizimit të së shkuarës, kemi Muzeun e Gjethes në qendër, keni Bunk’Art, jemi duke punuar projektin e Muzeut të Përndjekjes në Shkodër”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje edhe kontestimet që kanë pasur këto projekte.

“Çfarëdo uji t’i japësh gomarit, i ke dhënë ujin me temperaturën e gabuar. Kur bëmë Bunk’Artin shpërtheu histeria që po kthehet e shkuara. Për Bunk’Art 2 u bë një protestë e vazhdueshme derisa vajtën me kazma e dy gishta që të shembnin bunkerin. Edhe kur u vu statuja e Stalinit dhe Leninit si një gjest vetironie me të shkuarën. Ne kemi bërë këtë zgjedhje dhe jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen më të mirë. Ka ardhur si rezultat i një kohe shumë të gjatë reflektimi. E njëjta gjë edhe për vilën tjetër që është bërë tani shtëpi mikpritëse për vizitorë e takime zyrtare”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…