Balluku: Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve

Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Enerigjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se grupet e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorët, kanë qenë në terren që në momentet e para të përkeqësimit të motit.


Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Enerigjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se grupet e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorët, kanë qenë në terren që në momentet e para të përkeqësimit të motit.

Balluku thekson se në të gjitha akset, ku janë evidentuar problematika, është ndërhyrë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.

Ajo bën me dije se po vijon puna në terren, pavarësisht kushteve të motit dhe temperaturave të ulëta, deri në normalizimin e plot të situatës.

Situata në Rajonin Verior

Qafë Mali-Fierzë, për momentin nuk ka reshje, por ka prezencë të erës së fortë e cila e kthen dëborën në rrugë. Qarkullimi vijon pa ndërprerje.

Krumë – Qafë Prush, qarkullimi vijon pa probleme. Po kështu edhe në aksin Kukës – Bushtricë.

Në aksin Bogë -Theth, reshjet e dëborës janë ndërprerë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës, e cila tashmë është e qarkullueshme me goma dimërore.

Në aksin Hani Hotit -Tamarë dhe Tamarë – Vermosh, reshjet janë ndërprerë. Është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugës dhe qarkullimi po kryhet normalisht.

Në aksin U. Zapotit – Shishtavec, reshjet e dëborës janë shoqëruar me erë të fortë.

Është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Temperatura është -9 gradë dhe trashësia e dëborës ka arritur në 70 cm.

Në aksin Kukës – Krumë dhe Kukës – U. Zapotit, vazhdojnë reshjet e dëborës, shoqëruar me erë të fortë. Qarkullimi vijon pa ndërprerje.

Në aksin Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, janë ndërprerë reshjet, por ka erë të fortë dhe temperatura shumë të ulëta, deri në -12 gradë.

Vijon puna në segmentin Skuraj-Peshkopi për pastrimin dhe kriposjen e segmentit. Reshjet tashmë janë ndërprerë, por fryn erë e fortë.

Situata në Rajonin Qendror

Gjate ditës ka vijuar puna në segmentin Fresk – Trau Dajt, në km 5 për rrëshqitjen e skarpatës. Po merren masa për pastrimin e rrugës segmenti, Trau – Teleferiku, ku ka pasur reshje dëbore. Grupet e punës kanë punuar për pastrimin dhe kriposje. Rekomandohet qarkullimi me goma dimërore. Në segmentin Trau Qafë Priskë – Qafë Mollë nuk ka pasur reshje dëbore, është pastruar dhe kriposur. Rekomandohen qarkullimi me goma dimërore. Në segmentin Qafë Mollë – Bizë, qarkullimi i automjeteve rekomandohet me zinxhirë.

Situata në Rajonin Jugor

Në rrugën e Korçë-Dardhë, ka vijuar puna për pastrimin e dëborës.

Në rrugën Korçë-Voskopojë, ka vijuar puna me pastrimin dhe kriposjen.

Në aksin Korçë – Ersekë, ka prezencë ere të fortë, në mënyrë të veçantë përgjatë segmentit nga Helmësi në Mollas.

Në segmentin Ersekë- Leskovik, trashësia e dëborës varion deri në 15-20 cm. Qarkullimi i mjeteve bëhet me goma dimërore ose zinxhirë. Temperaturat minimale variojnë deri në -6.

Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës në aksin Qafë Thanë-Pogradec. Qarkullimi kryhet me goma dimërore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pirdeni: Respekti për ligjin dhe institucionet nuk përjashton të drejtën për të kundërshtuar

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi sot rëndësinë e dialogut, respektimit të ligjit dhe përgjegjësinë…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni: Respekti për ligjin dhe institucionet nuk përjashton të drejtën për të kundërshtuar

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi sot rëndësinë e dialogut, respektimit të ligjit dhe përgjegjësinë…