Deklarimi i pagave të plota, Manjani: Rreth 1 miliardë lekë më shumë nga sigurimet shoqërore gjatë vitit 2024

Përgjatë vitit 2024, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore ishin rreth 1 miliardë lekë më shumë se sa ishin parashikuar.


Përgjatë vitit 2024, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore ishin rreth 1 miliardë lekë më shumë se sa ishin parashikuar.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh sot në një intervistë televizive, se pas fushatave ndërgjegjësuese që nisën gjatë muajit tetor të vitit të kaluar me punëdhënës dhe punëmarrës për deklarimin e pagave të plota dhe pagesën e kontributeve, shoqërore dhe shëndetësore, ka pasur një reflektim përtej parashikimit.

“Nga të dhënat e fundit, vetëm në muajin nëntor 2024 pas një fushate ndërgjegjësuese që ndërmorëm me punëdhënësit dhe punëmarrësit ka një rritje të të ardhurave përtej parashikimit me 0.5 miliardë lekë. Shifrat kanë reflektuar sensibilizim, ndërkohë fushata filloi gjatë tetorit dhe rezultatet filluan të ishin të dukshme në nëntor, dhe dhjetor”, tha Manjani.

Sipas zëvendësministres së Ekonomisë, “një nga arsyet pse thuhet shpesh që pensionet janë të ulta, lidhet me dy faktorë: pensionet mund të jenë të pjesshme, pra nuk është plotësuar periudha e plotë e kontributeve që është 39.2 vite dhe këto pensione janë paguar mbi një pagë minimale dhe jo reale”.

“Shpesh në adresë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, vijnë ankesa ku qytetarë nuk e shohin të reflektuar kontributin te masa e pensionit dhe kjo ka të bëjë me faktin se nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore mbi pagën reale, por janë paguar mbi pagën minimale”, theksoi ajo.

Sa i takon bonusit të fundvitit, Manjani u shpreh se afërsisht 82% e pensionistëve e kanë tërhequr atë.

“Bonusi i fundvitit për pensionistët mund të tërhiqet deri në 30 qershor 2025 dhe ne kemi lënë kohë të mjaftueshme për ta tërhequr atë. Në total janë rreth 730 mijë pensionistë që e kanë përfituar atë, ndërsa është tërhequr nga rreth 82% e e tyre. 426 mijë janë bonuse që janë në masën 15 mijë lekë dhe 171 e 591 pensionistë kanë marrë 10 mijë lekë”, theksoi zëvendësministrja e Ekonomisë, Olta Manjani.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj dhe homologia e Kosovës vizitojnë Parkun Kombëtar të Dajtit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj dhe homologia e Kosovës vizitojnë Parkun Kombëtar të Dajtit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të.