Veliaj uron qytetarët: E nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës

Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar qytetarët e kryeqytetit përmes një videomesazhi.


Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar qytetarët e kryeqytetit përmes një videomesazhi. Duke vlerësuar vitin që po lëmë pas, Veliaj theksoi arritjet e përbashkëta të qytetarëve në ndërtimin e një komuniteti më të bashkuar dhe solid.

Veliaj kujtoi se 2025-a do të jetë një vit i veçantë për Tiranën, pasi kryeqyteti shqiptar do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e vlerave kulturore dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit.

“Viti që vjen është veçanërisht i rëndësishëm për ne, sepse Tirana, zemra jonë, kryeqyteti ynë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Është një mundësi e rrallë për ta promovuar vlerën e Tiranës, vlerat e veta kulturore, për të krijuar një platformë dialogu që i bashkon njerëzit nga të gjithë anët e Mesdheut. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ndërtuar dhe mes nesh urat e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit”, tha ai.

Në mesazhin e tij, kryebashkiaku bëri një urim të veçantë për gjyshërit dhe gjyshet e Tiranës, duke njoftuar se nga data 1 janar pensionistët do të kenë mundësinë të udhëtojnë falas në të gjithë autobusët e qytetit. “Dëshiroj gjithashtu të bëj një urim special, të veçantë për të gjithë gjyshërit dhe gjyshet, të gjithë pensionistët e Tiranës, të cilët nga data 1 janar do të udhëtojnë me abone falas në të gjithë autobusët e qytetit tonë. Ju jeni themeli i kësaj shoqërie dhe ndihma që ju ofrojmë është një shenjë respekti, mirënjohje, vlerësimi për të gjithë kontributin tuaj, gjatë gjithë jetës. Le të kujtojmë se çdo veprim, i vogël apo i madh qoftë, kontribuon në forcimin dhe bashkëpunimin e solidaritetit mes nesh”, theksoi ai.

Veliaj ftoi qytetarët të tregojnë solidaritet gjatë këtyre festave, duke hapur dyert për ata që kanë më shumë nevojë dhe duke krijuar një atmosferë të ngrohtë familjare për të gjithë.

“Gjatë këtyre festave le t’i hapim dyert tona për ata që kanë më shumë nevojë, të ftojmë në familjet tona ata që ndihen ndoshta të braktisur dhe të vetmuar dhe të festojmë së bashku gjithçka që kemi arritur në këto vite. Në këtë pragviti le të bëjmë një premtim, për njëri-tjetrin dhe për veten tonë, edhe për qytetin tonë. Një premtim për të qenë më të mirë, për të dashuruar pak më shumë, për të ndihmuar njëri-tjetrin pak më fortë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për Tiranën tonë dhe secili që e gjen veten dhe e sheh të ardhmen këtu”, tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë uroi të gjithë qytetarët për një Vit të Ri të mbushur me shëndet, lumturi dhe suksese, duke i ftuar që të presin 2024-ën me besim dhe optimizëm.

Një urim zemre për Ju, qytetarë të Tiranës! ❤️

Një urim zemre për Ju, qytetarë të Tiranës! ❤️

Dëshiroj për ju dhe familjet tuaja shëndet, lumturi dhe suksese në vitin që vjen, si dhe një shkëlqim të veçantë për Tiranën tonë. 🙏🏻

Paçi një Vit të Ri të mbushur me mundësi dhe realizime! ✨🎄🎅🏻🎁

Posted by Erion Veliaj on Sunday, December 29, 2024

Lexo më shumë nga

Kompanitë ndërkombëtare: Të bëhemi partnerë të risive të Kinës

Ditët e fundit, më shumë se 300 përfaqësues nga ndërmarrjet ndërkombëtare morën pjesë në Samitin e 7-të të Kompanive Ndërkombëtare…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kompanitë ndërkombëtare: Të bëhemi partnerë të risive të Kinës

Ditët e fundit, më shumë se 300 përfaqësues nga ndërmarrjet ndërkombëtare morën pjesë në Samitin e 7-të të Kompanive Ndërkombëtare…