Kumbaro me studenten e mjekësisë në Gjirokastër: E punësuar në sektorin e turizmit gjatë kohës së lirë

Sektori i turizmit në Shqipëri po ofron paga gjithmonë e më të larta për punonjësit që përfshihen në shërbime.


Sektori i turizmit në Shqipëri po ofron paga gjithmonë e më të larta për punonjësit që përfshihen në shërbime.

I konsideruar si motor i zhvillimit ekonomik të vendit, sektori i turizmit po ofron paga konkurruese me synimin për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe për t’ju përgjigjur konceptit të një turizmi gjithëvjetor.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot shembullin e një studenteje të Mjekësisë nga Libohova, e cila ka zgjedhur që në kohën e lirë të punësohet pranë një strukture hoteliere në Gjirokastër.

“Nga një vatër mikpritje gjirokastrite si hotel ‘Bineri’, ku surpriza e bukur ishte takimi me Gelsën, libohoviten e bukur e të mençur, studenten e shkëlqyer të mjekësisë që gjatë kohës së lirë të pushimeve rikthehet për të punuar në sektorin e turizmit”, u shpreh Kumbaro.

Gelsa tregon se ndjek studimet për kardiokirurgji, ndërsa në kohën e pushimeve është punësuar pranë këtij hoteli për të siguruar më tepër të ardhura.

Burimi ATSH

Ditë të mbarë ☀️ nga një vatër mikpritje gjirokastrite ☕️🏠 si Hotel Bineri, ku surpriza e bukur ishte takimi me Gelsën, libohoviten e bukur e të mençur, studenten e shkëlqyer të mjekësisë që gjatë kohës së lirë të pushimeve rikthehet për të punuar në sektorin e turizmit, dhe ne të dyja ju urojmë mbarësi në këtë pragfestash 🤗

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Saturday, December 21, 2024

Lexo më shumë nga

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…