Manastirliu: Nis nga janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu mori pjesë sot në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu mori pjesë sot në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, ku theksoi se rëndësinë e Vitit të Gjuhës Shqipe, duke e cilësuar atë si një hap të madh për ndërgjegjësimin dhe promovimin e gjuhës shqipe në mbarë botën.

Manastirliu bëri të ditur se financimi i programit “Mësues për Greqinë,” nga qeveria shqiptare do të nisë zbatimin në fillim të vitit të ardhshëm dhe synon mbështetjen e mësuesve, jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe me mjete dhe materiale didaktike për klasat e gjuhës shqipe të fëmijëve të diasporës.

“Kemi ndërtuar për herë të parë dhe po finacojmë një program të dedikuar “Mësues për Greqinë”, duke filluar nga Janari, rreth 50 mësues do të mbështeten financiarisht, por edhe me mbështetje didaktike për klasat e gjuhës shqipe, sipas një kurrikule të përcaktuar dhe ky model padyshim në vitet e ardhshme do të zgjerohet edhe në vende të tjera, si një kontribut direkt i qeverisë shqiptare për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës”, tha Manastirliu.

Duke e konsideruar ruajtjen e gjuhës shqipe një mision të rëndësishëm, Manastirliu tha se “regjistri i mësuesve në diasporë është konsoliduar, duke përfshirë qindra mësues që ofrojnë mësim në gjuhën dhe kulturën shqiptare në nivele të ndryshme përmes lidhjeve të arsimtarëve”.

Po ashtu, është përmirësuar ndjeshëm edhe regjistrimi i nxënësve shqiptarë, duke rritur pjesëmarrjen e fëmijëve në këto kurse të organizuara dhe udhëhequra nga arsimtarët e diasporës.

Ministrja Manastirliu foli për punën për finalizimin e të gjitha cikleve të botimeve të Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare, të unifikuar për nxënësit e diasporës.

“Kemi përfunduar së bashku me Ministrinë e Arsimit të Kosovës botimin e nivelit të dytë të “Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare”. Jemi duke realizuar botimin e përbashkët për nivelin e tretë, duke përfunduar kështu të gjithë serinë e teksteve për mësimin e Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare. Mund të themi me krenari që viti 2025 do të jetë edhe viti kur fëmijët shqiptarë në diasporë, por edhe mësuesit e tyre, do të kenë në duar të gjithë tekstet, qoftë të nivelit të parë, të dytë dhe atij të tretë që finalizohet së shpejti, për të vijuar mësimin e gjuhës shqipe në të treja nivelet”, tha Manastirliu.

Viti 2024, i shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit si Viti i Gjuhës Shqipe, shënjoi një hap të rëndësishëm jo vetëm për sensibilizimin dhe vëmendjen ndaj gjuhës shqipe brenda vendit, por edhe për nismat dhe veprimtaritë e shumta që shoqëruan këtë vit jashtë vendit, të cilat kulmuan me Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe.

Gjatë këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpërndarë mbi 15,000 libra për nxënës shqiptarë në 16 shtete, duke siguruar që fëmijët e diasporës të kenë akses në librat e unifikuar të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula u prit në takim nga Presidenti i Hungarisë, András Baka

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Liria e protestës e drejtë kushtetuese, masa të vendosura për parandalimin e dhunës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, nga San Patrignano e Italisë, ku po merr pjesë në Takimin Ndërkombëtar të…