Abbott: Pjesëmarrja e grave në politikë, thelbësore në çdo demokraci

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nick Abbott mori pjesë sot në tryezën “Fuqizimi i Grave në Politikë: Sfidat, barrierat dhe zgjidhjet për Aksesin e Barabartë në Financat Politike dhe Dhunën me Bazë Gjinore në Politikë”, organizuar me nismën e Ambasadës britanike dhe të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.


Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nick Abbott mori pjesë sot në tryezën “Fuqizimi i Grave në Politikë: Sfidat, barrierat dhe zgjidhjet për Aksesin e Barabartë në Financat Politike dhe Dhunën me Bazë Gjinore në Politikë”, organizuar me nismën e Ambasadës britanike dhe të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Në fjalën e tij, ambasadori Abbot tha se “gratë duhet të kenë akses të barabartë në financat e partive politike, hapësirë të barabartë për t’u shprehur dhe marrë vendime, dhe ta bëjnë këtë pa pasur frikë nga dhuna gjinore apo sulmet publike”.

“Dua t’ju nxis që të shfrytëzoni aktivitete të tilla dhe duhen gjetur persona praktikë që t’ju ndihmojnë në situatën ku gjendeni. Jam mirënjohës që jam ndërmjet jush për të shprehur përkrahjen e Ambasadës britanike për fuqizimin e grave në politikë. Pjesëmarrja e grave në politikë është thelbësore në çdo demokraci, pasi gratë janë lënë mënjanë dhe penguar për shumë kohë”, theksoi Abbott.

Sipas ambasadorit Abbott, vetëm përfaqësimi nuk mjafton, pasi gratë dhe vajzat duhet të kenë ndikim të vërtetë dhe përfaqësim në të gjitha nivelet e qeverisjes.

“Të bësh politikë ka kosto të lartë. Rritja e financave për përkrahjen e grave është parakusht. Gjuha denigruese dhe stereotipat e gabuar i mbajnë gratë larg nga politika. Me anë të punës sonë ne duhet të synojmë të frymëzojmë ndryshimet që duhet të arrijmë. Ne mbështesim aktorët politikë dhe shoqërinë civile, që sjellin praktika dhe mekanizma që ndikojnë tek angazhimi i grave në politikë”, nënvizoi Abbott.

Ambasadori britanik bëri apel që partitë politike të bëjnë më shumë për gratë e angazhuara në to.

“Ju jeni në politikë për shkak të aftësive tuaja personale, jeni në politikë për shkak të asaj që keni kryer dhe dini të bëni. Kjo për mua është shumë e rëndësishme”, tha Abbott.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ferma në Gradisht zgjeron kapacitetet me mbështetjen e Skemës Kombëtare të Investimeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi sot fermën blegtorale të Rodolf Velos në Gradisht, e ngritur në…

Global 360

Kurti nuk i siguron votat për formimin e Qeverisë së re

Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe mandatar për të formuar Qeverinë e re, nuk i ka siguruar 61 votat e…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ferma në Gradisht zgjeron kapacitetet me mbështetjen e Skemës Kombëtare të Investimeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi sot fermën blegtorale të Rodolf Velos në Gradisht, e ngritur në…