Rama: Ka nisur rilindja e shkollës “Sevasti Qiriazi”, kushte dinjitoze për mbi 700 nxënës e mësues

Shkolla 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë po i nënshtrohet një transformimi të thellë


Shkolla 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë po i nënshtrohet një transformimi të thellë që do të ndikojë në mënyrë thelbësore në përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet që po kryhen për ndërtimin e shkollës. Sipas kreut të qeverisë shkolla e re do të garantojë kushte dinjitoze për mbi 700 nxënës dhe mësues, me klasa të reja, laboratorë modernë, bibliotekë e terrene sportive.

“Ka nisur rilindja e shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë. Me një investim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Korçës, shkolla e re do të garantojë kushte dinjitoze për mbi 700 nxënës dhe mësues, me klasa të reja, laboratorë modernë, bibliotekë e terrene sportive”, shkruan Rama.

Kryeministri thekson se “me buxhetin 2025 përfundojmë investimet në 40 shkolla në të gjithë vendin”.

Ambasada shpërndan tekstet mësimore plotësuese të gjuhës shqipe në Greqi

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi do të vazhdojë të qëndrojë pranë mësuesve, nxënësve dhe komunitetit shqiptar.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada shpërndan tekstet mësimore plotësuese të gjuhës shqipe në Greqi

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi do të vazhdojë të qëndrojë pranë mësuesve, nxënësve dhe komunitetit shqiptar.