Shqipëria në qendër të vëmendjes në BIG Event Paris

Zv. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma, përfaqësoi vizionin e MEKI në eventin prestigjioz të organizuar nga BPI France


Zv. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma, përfaqësoi vizionin e MEKI në eventin prestigjioz të organizuar nga BPI France (Banka Publike e Investimeve), ku u diskutuan tema kyçe për inovacionin dhe ekonominë kreative në Evropë.

Gjatë MasterClass-it me temën “Ndërthurja e Kulturës dhe Inovacionit në Shqipëri”, Duma ndau vizionin e tij për një Shqipëri ku kultura dhe teknologjia bashkëpunojnë për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe turizmin.


Ai theksoi potencialin e madh të industrisë kreative në Shqipëri, që mund të sjellë 600-700 milionë euro të ardhura dhe të krijojë 70-80 mijë vende pune në vit.

Në fjalën e tij, Duma diskutoi rolin e inovacionit, me theks të veçantë tek Inteligjenca Artificiale (AI), dhe rëndësinë e përmirësimeve në infrastrukturën dixhitale dhe energjetike për zhvillimin e kësaj industrie. Inovacioni teknologjik dhe kulturor mund të çojë në zhvillime që ndryshojnë rrënjësisht ekonominë, ashtu siç kanë bërë në të kaluarën shpikjet revolucionare si shtypi apo televizioni.

Duke i lidhur këto përparësi me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, Shqipëria është e përkushtuar për të promovuar destinacione natyrore dhe kulturore unike.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.