Lamtumirë profesor Xhela, mitiku i sporteve!

Trishtim dhe dhimbje për ndarjen nga jeta e legjendës së rrjetës shqiptare, Vangjel Koja!


Nga BUJAR QESJA, Mjeshtër i Madh

E veçanta e kësaj të hëne, të 30 shtatorit 2024, ishte largimi nga jeta i Vangjel Kojës, kalorësi i volejbollit, pse jo edhe në kufinjtë e legjendës. Është lindur me 19 prill 1933, duke jetuar 91 vjeç e 5 muaj. Kemi humbur nga kapitujt më të artë, më të vyer, më përfaqësuesin e historisë tonë të sporteve.

Sado që përpiqemi të hedhim rradhë për këtë humbje të jashtëzakonshme, më duhet të shpreh vlerësime maksimale për kolegun tim të mënçur, të aftë dhe profesionist konkurues Dash Frashëri, për shkrimin nga më cilësorët kushtuar Vangjel Kojës.
Ishte asokohe 81 vjetori i lindjes.

E tash pas këtij 91 vjetori, na duhet t’i përulemi dhe ti përkulemi, të bëjmë homazhe dhe nderime nga më të ndjeshmet, një figure madhore, një titani të sportit kombëtar, të thjeshtit, të mirit, të ëmbëlit, eruditit, komunikuesit, xhentëllmenit, fisnikut dhe që nxirrte veç mjaltë nga goja dhe shpirti i tij i gjërë dhe i thellë Vangjel Kojës.

Ndonëse në Durrës e ai në Tiranë, po ta njihje natyrën e Kojës, nuk ishte e vështirë të krijoje lidhje miqësore. I donte gazetarët dhe nuk përtonte të komunikonte me to. I donte kolegët dhe ishte i papërtuar të bashkëpunonte me to. I donte volejbollistët dhe nuk lodhej së punuari me to. Sa i zoti ishte, aq modest, aq kërkues dhe aq punëtor. Jam i detyruar ta përsëris për të satën herë, kemi humbur nga më të mëdhenjtë e volejbollit, nga më cilësorët e sporteve, mburrjen dhe krenarinë tonë.

“Mjeshtër i Madh”, “Mësues i Popullit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, mbajtës i tre Urdhërave “Naim Frashëri”, sportist, trajner, specialist e pedagog, në 40 vite karierë realizoi 90 trofe dhe 100 ndeshje ndërkombëtare. Ky ishte dhe mbeti Vangjel Koja.

Akademia e volejbollit me emrin Vangjel Koja, i dha përjetësisht historisë emra të mëdhenj dhe shumë të famshëm të volejbollit si: Ylli Shehu, Asllan Rusi, Zhani Bonati, Kreshnik Tartari, Shaban Uka, Anastas Panteqi, Franc Jakova, Kiço Lena, Shkëlzen Hoxha, Ali Lullolli, Leonard Tase, Enis Terihati e shumë e shumë të tjerë.

Me këto formacione, Vangjel Koja bëri kërdinë mbi kundërshtarët, duke arritur kulmin në vitin 1972, tek e vendos “Dinamon” 23 herë kampionen kombëtare, në vendin e katërt në Europë. Xhela e nisi karierën si atlet, duke vrapuar në distancat e mesme, në hedhjen e shtizës, trehapsh dhe gjimnastikë. Bashkshortja e tij edhe kjo atlete dhe basketbolliste me emrin Sanije Buthi, është e motra e futbollistit të përfaqësueses shqiptare në vitet e para pas çlirimit Bule Vathit.

Pasionin dhe staturën profesioniste në volejboll, Vangjel Koja ia transmetoi edhe të birit Orlandos, i cili kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nxjerr kampione kombëtare ekipin e volejbollit të femrave të “Skëndërbeut” të Korçës. Koja ishte edhe adhurues i volejbollit durrsak. Sa e sa herë e kemi takuar, biseduar, intervistuar dhe shkruar për këtë specialist nga më të mirët dhe më koherentet e volejbollit.

Humbëm një njeri të madh të sporteve, por edhe një qytetar që respektohej kudo dhe ngado. Koha që kaloje me Vangjel Kojën duke biseduar për sportet, mbeten minutat nga më të bukurat dhe nga më mbreslënëset.

Dita e fundit e shtatorit, ishte edhe dita e fundit e jetës së Vangjel Kojës, e këtij emri dhe figure shumë të madhe. Shpreh dhimbje dhe trishtim! Shprej brengë dhe pikëllim! Shpreh ngushëllimet nga më të ndjerat familjes, të afërmëve dhe komunitetit të volejbollit dhe jo vetëm, për këtë humbje të ndjeshme.

Vangjel Koja e bëri historinë. E ne të tjerat, na takon t’ia evidentojmë, të mos a harrojmë. Kujtesa për të është detyrim, ashtu siç edhe ai e kreu detyrimet ndaj nesh sa ishte me frymë.

Lamtumirë profesor Xhela!

Durrës: 30 shtator 2024

Në pamje, nga e djathta Vangjel Koja, me gazetarin Bujar Qesja. Foto është e 5 tetorit të vitit 2010.

Lexo më shumë nga

CSDG organizon tryezën përmbyllëse të projektit “Promovimi i përdorimit sistematik të qasjes administrative për luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”

CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi tryezën përmbyllëse të projektit “Promovimi i përdorimit sistematik të qasjes…

Global 360

LVV propozon Fatmire Mullhaxha-Kollçakun për presidente të Kosovës

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar edhe kandidatin e dytë për president të Kosovës, duke plotësuar kushtet për një…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

CSDG organizon tryezën përmbyllëse të projektit “Promovimi i përdorimit sistematik të qasjes administrative për luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”

CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi tryezën përmbyllëse të projektit “Promovimi i përdorimit sistematik të qasjes…