Rama: Fuqizojmë sistemin dual, pagesë për praktikën e nxënësve dhe konvikte dinjitoze

Kryeministri Edi Rama gjatë podkastit të tij “Flasim”, ku kishte të ftuar për të folur mbi arsimin profesional Drejtoreshën e Shkollës Teknike Ekonomike, Tiranë, Anila Nanaj, dhe nxënësen e shkollës profesionale teknike “Gjergji Canco”, Anja Bregu


Fuqizimi i sistemit dual, që është ndarja e kohës mes bankave të shkollës dhe praktikës në biznese është fokusi i qeverisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama gjatë podkastit të tij “Flasim”, ku kishte të ftuar për të folur mbi arsimin profesional Drejtoreshën e Shkollës Teknike Ekonomike, Tiranë, Anila Nanaj, dhe nxënësen e shkollës profesionale teknike “Gjergji Canco”, Anja Bregu theksoi se jemi larg krijimit të një sistemi dual që mundëson ndarjen e drejtë të kohës në auditorë dhe qëndrimit në punë në një ndërmarrje.

“Ne po punojmë edhe fatmirësisht kemi një skuadër të mirë në këtë pjesën e koordinimit dhe eksperiencave. Kemi një grup ekspertësh që janë të mbështetur nga qeveria gjermane, austriake e zvicerane dhe duam të sistemojmë vërtet si duhet pjesën e vajtjes në punë, që të jetë vajtje në punë, në një sipërmarrje që është pjesë e marrëveshjes së përgjithshme me Ministrinë e Arsimit, pjesë e sistemit të integruar të arsimit profesional”, u shpreh Rama.

Lajmi pozitiv që kemi marrë këtë vit nga sipërmarrja, theksoi Rama, ka qenë rritja e jashtëzakonshme e interesimit të sipërmarrjes për t’ju afruar arsimit profesional. Sepse, theksoi ai, tanimë e shikojnë që ka kaq nevojë për krah të kualifikuar pune.

“Dhe ndërkohë që ekonomia rritet, bëhet gjithnjë e më madhe nevoja për punonjës të kualifikuar, për të qëndruar me ritmin e rritjes së ekonomisë dhe për të mos mbetur prapa. Marrim turizmin që është në një garë të fortë me fqinjët, që janë shumë përpara nesh në shumë aspekte dhe kjo është shumë shpresëdhënëse që të sistemojmë me pagesë për nxënësit me një pagesë të dedikuar ata dhe me garancitë për prindërit që nxënësit bëjnë shkollën përmes praktikës dhe nuk janë punonjës që sipërmarrja ti trajtojë për shërbim”, deklaroi Rama.

Kjo, sipas tij, do të thotë të hapësh kapitull të ri në arsimin profesional. Rama tha se do po investohet edhe në konvikte, për të ofruar kushte dinjitoze. “Sepse është thelbësore që për ata nxënës që vijnë nga zonat rurale të mos u ofrohen më konvikte që nuk janë me kushte dinjitoze për fëmijët që duke ardhur në zona rurale vijnë nga familje me të ardhura më të ulëta dhe nuk mund ti lëmë të ndjehen si fëmijë të kategorisë së dytë“, u shpreh kryeministri.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…