Rama: Operacion si ai i energjisë elektrike për pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore

Kryeministri u shpreh se, nuk mund ta lëmë në këtë fazë rritjen ekonomike që të mos përfshijë edhe pensionistët.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, do të fillojë një operacion si ai që u bë me pagesat e energjisë elektrike edhe për pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

Në një vizitë në shkollën profesionale “Beqir Çela” në Durrës, Rama ndër të tjera foli për edhe pagesën e kontributeve.

Kryeministri u shpreh se, nuk mund ta lëmë në këtë fazë rritjen ekonomike që të mos përfshijë edhe pensionistët.

Rama tha se, “kjo që ndodh tani me arsimin profesional, ky ndryshim që ka filluar është baza që në 5 vite skema të fillojë të marrë frymë edhe sepse do të fillojmë një operacion si ai i energjisë që bëmë atëherë, do ta fillojmë edhe me kontributet shoqërore dhe shëndetësore sepse është e papranueshmë që të bëhet evazion me këto dy pika më bazike që i kemi më të ulëtat në rajon”.

Rama tha se, “sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore në pagën e punonjësve tanë janë më të ulëtat në rajon”.

“Tani taksë fitimi për biznesin e vogël s’ka, si askush në rajon. TVSH deri në 100 mijë euro xhiro në vit s’ka. Sigurimet shoqërore më të ulëtat, sigurimet shëndetësore më të ulëtat. Po nga do të dalin të gjitha ato të ardhura për ti bërë të gjitha dhe plus për të mbështetur rritjen e pensioneve, që gjithsesi do duhet ta mbështesim në këtë fazë, pjesërisht nga buxheti i shtetit”, tha Rama.

Rama shtoi se, nuk mund ta lëmë në këtë fazë rritjen ekonomike që të mos përfshijë edhe pensionistët.

“Se po i përfshin të gjithë faktikisht. Mësuesit kanë shkuar me 950 euro mesataren e pagës. Punonjësit në sektorin publik në total janë 900 euro mesatarja e pagës. Që janë shumë në raport me çfarë ishin, por që nuk janë shumë në raport me ç’duhet të jenë, pra duhen rritur dhe ato.

Kreu i qeverisë theksoi se, “në sektorin privat pagat reale janë shumë më të larta se ato që deklarohen, që është një problem që vazhdon të ekzistojë megjithëse është përmirësuar shumë deklarimi”.

“Dhe pensionistët janë të vetmit që nuk kanë prekur një gjë direkte nga kjo rritje ekonomike. Pra është një rritje ekonomike që nuk mund të quhet inkluzive komplet meqenëse nuk përfshin dhe këta. Dhe ne nuk mund ta lëmë këtë kategori jashtë. Por që këtu ka një sërë gjërash që duhen atakuar dhe duhen goditur dhe duhen korrigjuar kjo nuk diskutohet dhe të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë, se nuk mund të jetë kështu. Shkojmë në punë, marrim rrogën, nuk paguajmë sigurime shoqërore dhe pastaj ankohemi pse të moshuarit në shtëpi nuk kanë pension më të lartë”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.