Rama: Shkolla e re “Llazar Kuli” hapi dyert me kushte moderne

Këtë vit shkollor janë rreth 25 shkolla të reja të cilat kanë mirëpritur rreth 10 mijë nxënës


Viti i ri shkollor për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Llazar Kuli” në Perondi të Kuçovës nisi në një godinë me kushte më të mira.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e rikonstruktuar falë një investimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me pushtetin vendor.

“Shkolla e re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor”, shkruan Rama.

Ky investim ka krijuar kushte moderne dhe komode për nxënësit dhe stafin e shkollës, duke përfshirë 12 klasa dhe laboratorë për Kiminë, Biologjinë, Fizikën dhe TIK-un.

Këtë vit shkollor janë rreth 25 shkolla të reja të cilat kanë mirëpritur rreth 10 mijë nxënës dhe mësues duke krijuar kushte moderne dhe të sigurta për mësim, zhvillim dhe edukim.

Lexo më shumë nga

Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin…