Tirana me qendër të re për autizmin, Velia: Do të jetë më e madhja në rajon

Ndërtesa e rrënuar e ish-qendrës “Pëllumbat” në Tiranë, së shpejti do të shndërrohet në qendrën më të madhe të kurimit, të ndihmës edhe të asistencës për fëmijët e spektrit autik.


Ndërtesa e rrënuar e ish-qendrës “Pëllumbat” në Tiranë, së shpejti do të shndërrohet në qendrën më të madhe të kurimit, të ndihmës edhe të asistencës për fëmijët e spektrit autik.

Nismën e ka shpalosur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një inspektimi në kopshtin “Ylberi”, të rikonstruktuar me kushte dhe standarde si të BE.

“Më vjen mirë që në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e reja ne kemi krijuar hapësira të veçanta për fëmijët, sidomos të spektrit autik dhe me sindromës doën. Megjithatë, ne adresojmë në nivel mikro, kjo do të thotë se bëjmë një mikrotrajtim në kopshtet dhe çerdhet tona. Ndaj, kemi vendosur që ish-qendra “Pëllumbat”, që i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës, pranë Ambasadës Amerikane, ta riinvestojmë. Ajo është një ndërtesë e rrënuar, siç ishte ky kopësht, dhe ta kthejmë në qendrën më të madhe të kurimit, të ndihmës dhe të asistencës për fëmijët e spektrit autik në Ballkan. Ashtu si Piramida është sot qendra më e madhe e kodimit, ashtu dua që edhe në aspektin social, Tirana të jetë qendra më e madhe të ndihmës për fëmijët e spektrit autik dhe atyre me sindromën doën, dhe të gjithë nevojat e tjera të shëndetit mendor”, tha Veliaj.

Misioni kryesor i kësaj nisme është përmirësimi i cilësisë së jetës të fëmijëve me nevoja të veçanta. Krahas nismave të përqendruara tek aftësimi i fëmijëve dhe të rinjve drejt digjitalizimit, kryebashkiaku tha se synon që Tirana të kthehet edhe në qendër ekselence për të gjithë rajonin në adresimin e sfidave për fëmijët e spektrit autik.

Lexo më shumë nga

Rama vizitë në SHBA, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"