Rama: Anëtarësim i Kosovës në NATO!

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024, që po zhvillohet në Pragë.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024, që po zhvillohet në Pragë.

Gjatë një bisede me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, që u mbajt në Republikën Çeke, Rama foli për rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe në NATO.

Rama tha se Kosova, Bosnja dhe Serbia duhet të integrohen në NATO.

“Aty ku Rusia është e pranishme dhe është shumë influente, dhe që mund të jetë vërtetë një problem, është në pjesë të tjera të Ballkanit dhe kjo është arsyeja pse kemi nevojë që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti, ndaj na duhet që ta mbajmë Serbinë në anën tonë sa më shumë të jetë e mundur dhe kjo është arsyeja, siç e përmendët ju në një nga pyetjet tuaja, që është e rëndësishme që sa më shumë ta lidhim integrimin europian me integrimin në NATO dhe sa më shumë NATO të jetë e pranishme në sa më shumë vende në Ballkanin Perëndimor, do të ishte shumë më mirë”, tha Rama.

“Unë kam qenë nga të parët që kam promovuar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Në atë kohë shumë vende thoshin: Jo, se ka ndikim rus. Dhe në fakt rezultoi që të ishte mjaft dobiprurëse. Tashmë kemi Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi në NATO, çka është mjaft më mirë sesa po të kishim vetëm Shqipërinë në Ballkanin Perëndimor. Në qoftë se kemi pastaj dhe Kosovën, Bosnjën dhe Serbinë në NATO, kjo do të bëjë një dallim shumë të madh”, shtoi kreu i qeverisë. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Vihet në punë Akseleratori i 3-të në QSUNT, Sala: Po punohet për të 4-tin dhe brankiterapinë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit në Spitalin Onkologjik në QSUNT, tha se nëpërmjet akseleratorit të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vihet në punë Akseleratori i 3-të në QSUNT, Sala: Po punohet për të 4-tin dhe brankiterapinë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit në Spitalin Onkologjik në QSUNT, tha se nëpërmjet akseleratorit të…