Rama në Pragë: BE e kuptoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri shqiptar: Ballkani Perëndimor sot është në një pozitë më të mirë seç ka qenë


Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024. Gjatë një bisede me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, që u mbajt në Pragë, Rama foli për rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Pikë së pari dua të përgëzoj Vladimir Putinin, sepse fakti që BE e kuptoi se sa e rëndësishme ishte ta mbante shumë më pranë Ballkanin Perëndimor dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perendimor për Bashkimin Europian. Kështu që është diçka fatkeqe që na duhet Vladimiri për ta bërë të qartë këtë gjë dhe që në mënyrën më të vështirë dhe më kriminale, por kjo ishte e dobishme”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se, “sa i përket pjesës së BE-së mund t’ju them se kishte shumë njerëz në Union që nuk besonin aspak dhe në mënyrë të përsëritur e përsëritnin duke thënë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, Ballkani Perëndimor do të jetë një ditë në BE, duke e bërë njësoj si komunistët që na thonin se njëherë e një kohë se vendi ynë është në parajsën tokësore dhe sigurisht realiteti goditi fort. Lufta në Ukrainë goditi tërësisht status quo-në dhe më e pakta nisi të ndërgjegjësohej e më shumë se sa i rëndësishëm është Ballkani, pikërisht për sigurinë e sigurimin e Europës mbi të gjitha”.

“Ursula von der Leyen luajti rol thelbësor, që prej ditës së parë u përpoq të përcillte mesazhin, por iu desh edhe ndihmë nga Putini”, tha Rama.

Rama tha se nuk ka ndonjë diferencë të madhe me BE, teksa shtoi se duhet punuar për të ulur hendekun ekonomik.

“Ballkani Perëndimor sot është në një pozitë më të mirë seç ka qenë. Nga ana tjetër më duhet të them se nuk kemi diferencë të madhe me BE-në, përveç ekonominë. Nga ana tjetër më duhet të them se nuk shoh më ndonjë ndryshim të madh mes nesh dhe BE, sigurisht kur vjen fjala për ekonominë kemi hendek që duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh ndryshim. Ne jemi evropianë, ne kemi qenë evropianë dhe nuk është Bruskeli që vendos për këtë. Ne do të ishim një vlerë e shtuar për BE.”, tha Rama. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…