Rama: Poliklinika e Specialiteteve në Durrës, shërbime cilësore për 290 mijë banorë

Poliklinika e Specialiteteve në Durrës është gati të hapë dyert, pas përfundimit të rikonstruksionit të plotë të saj.


Poliklinika e Specialiteteve në Durrës është gati të hapë dyert, pas përfundimit të rikonstruksionit të plotë të saj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Poliklinika e Rilindur e Specialiteteve në Durrës që është gati për të hapur dyert për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor për rreth 290 mijë banorë të këtij qarku.

Me ambiente pritjeje të zgjeruara, kushte bashkëkohore dhe aparatura të teknologjisë më të fundit, Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbim të shpejtë dhe cilësor në 17 specialitete të ndryshme dhe ekzaminime laboratorike.

Poliklinika do të ofrojë shërbime cilësore dhe në kohë për specialitete të ndryshme si në kardiologji, neurologji, onkologji, ORL, okulistikë, endokrinologji, fizioterapi, psikiatri, nefrologji, gastroenterologji, germatologji, reumatologji, hematologji, si dhe ekzaminime laboratorike ambulatore.

Në kuadër të këtij investimi, rëndësi i është dhënë krijimit të lehtësirave për të gjitha grupmoshat dhe mundësia e aksesimit për personat me aftësi të kufizuara.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…