Rama ndan pamje nga Manastiri i Zvërnecit: Gëzuar Shën Marinë

Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X pas Krishtit.

Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën e Shën Marisë, apo siç njihet ndryshe “Fjetja e Hyjlindëses”.

Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët e krishterë për ditën e Shën Marisë, ndërsa ndau në rrjetet sociale disa copëza pamjesh nga Manastiri i Zvërnecit në këtë ditë feste.

15 gushti është kulmi i festimeve të ditës së Shën Marisë, që kremtohet nga besimtarët e krishterë si dita kur Shën Maria iu bashkua birit të saj, Jezu Krishtit.

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në Zvërnec ndërthuren historia, kultura dhe peizazhet mbresëlënëse, që e bëjnë një atraksion të rëndësishëm turistik.

Kisha e Shën Marisë Hyjëlindëse në Manastirin e Zvërnecit, monument kulture i kategorisë së parë, mirëpret çdo ditë dhjetëra vizitorë shqiptarë e të huaj.

Në manastir mund të shkohet përmes një ure këmbësorësh prej druri. Manastiri është një ndërtim tipik bizantin i ndërtuar në shek. X pas Krishtit. (ATSH)

Lexo më shumë nga

“AVANGARDET”

Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”. Kurator Helidon Haliti. Përurimi më, 19 qershor - Ora 20:00

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“AVANGARDET”

Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”. Kurator Helidon Haliti. Përurimi më, 19 qershor - Ora 20:00