Balla fton maturantët të vijojnë studimet në Akademinë e Sigurisë: Mundësi e re

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ftoi sot maturantët që kanë ambicie të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ftoi sot maturantët që kanë ambicie të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë.

Gjatë një takim me maturantë të shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Tiranë, Balla prezantoi mundësitë që ofron Akademia për formimin e të rinjve, e sidomos për garantimin e një pune dinjitoze dhe mundësi tejet të gjera për karrierë në administratën publike.

“Ndërsa vlerësoni drejtimin që doni të marrë jeta juaj, të merrni në shqyrtim edhe propozimin tonë që studimet ‘Bachelor’, pas përfundimi të arsimit të mesëm, të vini t’i kryeni tek një institucion i certifikuar arsimor, si Akademia e Sigurisë. Në 3 vite studim në fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, ju do të merrni jo vetëm diplomën ‘Bachelor’, por edhe një gradë policore, ‘Nënkomisar’. Kjo do t’ju çelë një mundësi të re në jetën tuaj, jo vetëm për t’u bërë pjesë e organizatës së Policisë së Shtetit. Por sapo të mbarosh studimet në bankat e universitetit, ta kesh vendin e punës të siguruar, këtë ta ofron vetëm Akademia e Sigurisë. Këtu, që nga dita e parë e pranimit, hyn një sistem kontrate, pagese dhe vendi të sigurt pune”, i ftoi Balla, të rinjtë e të rejat.

Ministria e Arsimit ka mundësuar aksesin në portalin UAlbania, nga data 30 korrik deri më 4 gusht, për të gjithë të rinjtë që duan të aplikojnë.

“Kemi 100 kuota në këtë vit të parë. Dua t’ju garantoj se Akademia e Sigurisë është një institucion që ka brenda vetes profesorë shumë të mirë me një përvojë të shkëlqyer. Por ne do të kemi pjesë të Akademisë edhe profesorë që vijnë nga akademi policie nga vende të ndryshme, SHBA, UK, Gjermania, Spanja, Italia pa tjetër dhe vende të tjera që kanë një traditë shumë të pasur. Unë e nxis Drejtorin e Akademisë që të kemi sa më shumë partneritete në funksion të shndërrimit të AS së Tiranës, në një qendër të rëndësishme universitare me profilin e sigurisë, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin perëndimor”, tha ministri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shpreh gjatë bashkëbisedimit, se sot ka ndryshim të ndjeshëm, pasi Policia e Shtetit është e mirëpaguar, e mirëtrajnuar dhe e modernizuar me pajisjet, mjetet dhe logjistikën e duhur.

“Akademia e Sigurisë tashmë është e akredituar dhe e certifikuar nga Agjencia e Arsimit të Lartë e Ministrisë së Arsimit. Kemi certifikuar programet mësimore brenda dhe jashtë vendit dhe për herë të parë, pas 3 dekadash, Akademia e Sigurisë është pjesë e programeve të Ministrisë së Arsimit dhe ku konkurrohet mbi bazën e ligjit të arsimit të lartë”, nënvizoi Muhamet Rrumbullaku.

Por bashkë me ftesën për të aplikuar në Fakultetin e Hetimit, duke përmbushur nevojat për rinovimin e trupës policore, ministri Balla deklaroi se çdo i ri që ka ambicie, duhet të ketë disa parakushte.

“Uniforma e Policisë së Shtetit të kërkon, pikë së pari, që duhet të punosh me ndershmëri, me profesionalizëm, me dashuri për njerëzit, komunitetin dhe me mirësjellje. Nëse këto veti nuk i keni ose nuk mundeni t’i zhvilloni, atëherë nuk duhet të zgjidhni Akademinë e Sigurisë”, bëri thirrje ministri i Brendshëm.

(Marrë nga ATSH)

Spektakël dritash mbi lagjen “Mangalem” në Berat

Në qytetin e një mbi një dritareve në datat 24 dhe 25 dhjetor do të rikthehet “Hijet e Mangalemit” (Mangalem’s…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spektakël dritash mbi lagjen “Mangalem” në Berat

Në qytetin e një mbi një dritareve në datat 24 dhe 25 dhjetor do të rikthehet “Hijet e Mangalemit” (Mangalem’s…