Sotir Kolea, patrioti që i dha shumë arsimit dhe kulturës shqiptare

Më 3 korrik 1945, ndërroi jetë rilindasi, diplomati, botuesi dhe “babai” i bibliotekonomisë shqiptare, Sotir Kolea.


Më 3 korrik 1945, ndërroi jetë rilindasi, diplomati, botuesi dhe “babai” i bibliotekonomisë shqiptare, Sotir Kolea.

Lindi në Berat më 4 shtator 1872 dhe pas aktivitetit si tregtar, nisi veprimtarinë patriotike rilindase, fillimisht më 1896 si mësues i gjuhës shqipe për shqiptarët e Kavallës (në Greqi) e më pas si sekretar i shoqërisë “Bashkimi” në Egjipt.

Mori pjesë në delegacionin zyrtar që mbrojti kërkesat shqiptare në Konferencën e Londrës dhe bashkëorganizoi Kongresin e Triestes. Në mërgim, drejtoi disa gazeta shqiptare. Kolea do të spikaste si një prej drejtorëve më jetëgjatë të Bibliotekës Kombëtare, nga viti 1928 deri më 1937. Nga 4 000 që ishte numri i librave në Bibliotekën Kombëtare në janar 1928 kur mori detyrën dhe deri në vitin 1937, kur doli në pension, Kolea shtoi fondin e librit me 14 000 tituj të rinj, botoi periodikë të shumtë vjetorë mbi veprimtarinë e bibliotekës me përshkrimet përkatëse bibliografike të shumë veprave me interes për studime. Kolea ka merita te veçanta për mbledhjen e dokumenteve të rëndësishme me vlera historike, ndër te cilat, prezantimi i parë për dorëshkrimin e Kostë Beratit, historisë së origjinës së flamurit kombëtar të ngritur në Vlorë në 28 Nëntor 1912, zbuloi dhe mblodhi dokumente për Skënderbeun, të dhëna bibliografike për Shtjefën Gjeçovin, Jani Vruhon, Jani Vreton, Fan Nolin, Shirokën etj., fondet që janë sot pasuri kombëtare falë punës së tij.

Pas daljes në pension, ai vendoset në Elbasan ku vijoi studimet mbi vlerat kulturore kombëtare deri sa u shua në moshën 72 vjeçare.

Sot emrin e tij, e mban ish biblioteka e vjetër e kryeqytetit, pas një investimi të Qeverisë Shqiptare dhe mbështetjes europiane nga Programi “EU4Culture”.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Elita e padelit botëror në Tiranë, Gonxhja: Shqipëria, konkurruese në arenën sportive ndërkombëtare

Shqipëria do të mirëpresë elitën e padelit botëror me turneun “FIP Platinum Albania 2026”, i cili do të zhvillohet në…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Elita e padelit botëror në Tiranë, Gonxhja: Shqipëria, konkurruese në arenën sportive ndërkombëtare

Shqipëria do të mirëpresë elitën e padelit botëror me turneun “FIP Platinum Albania 2026”, i cili do të zhvillohet në…