Media franceze “Yourtopia”: Shqipëria – ndërthurje unike e plazheve dhe trashëgimisë së pasur historike

Të gjitha me një kosto të ulët, sipas revistës franceze të udhëtimeve “Yourtopia”.

Shqipëria shquhet për ndërthurjen unike të plazheve parajsore dhe trashëgimisë së pasur historike, të gjitha me një kosto të ulët, sipas revistës franceze të udhëtimeve “Yourtopia”.

Ky vend ofron një shumëllojshmëri destinacionesh që premtojnë një eksperiencë të paharrueshme për udhëtarët që kërkojnë bregdetin dhe aventurat kulturore.

Riviera Shqiptare

Riviera shqiptare, e cila shtrihet nga Vlora në Ksamil, është e mbushur me gjire që të lënë pa frymë.

Ky rajon ofron një mjedis të qetë pushimesh, larg turmave masive të cilat janë të zakonshme në rivierat më të njohura evropiane, me të njëjtën bukuri natyrore mahnitëse por këtu i gjeni me kosto më të ulët.

Zbulimi i Butrintit – Një udhëtim në histori

Butrinti një qënder kulturore e rëndësishem që nga koha e grekëve, romakëve, bizantinëve, venecianëve dhe osmanëve të lashtë, shpesh konsiderohet si mikrokozmosi i përsosur i historisë së Mesdheut.

Vendi arkeologjik ofron një pasqyrë magjepsëse në disa epoka historike.

Vizitorët mund të eksplorojnë amfiteatrin antik, një agora dhe mbetje të tjera që dëshmojnë për madhështinë e kaluar të këtij rajoni.

Kjo histori e pasur, e kombinuar me plazhet e pacenuara të ishujve të Ksamilit dhe trashëgiminë osmane të ruajtur në qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës, e bën Shqipërinë një destinacion tërheqës për adhuruesit e historisë dhe bukurive natyrore.

Aty pranë ndodhen ishujt e Ksamilit, të konsideruara si “Maldivet e Shqipërisë”, të cilat ofrojnë plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra të kristalta, ideale për t’u çlodhur pas një dite të gjatë eksplorimi.

Zhytuni në historinë osmane në Berat dhe Gjirokastër

Qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës janë gurë të çmuar të arkitekturës osmane, pasi i kanë shpëtuar shkatërrimit gjatë epokës komuniste.

Berati, me shtëpitë e tij kodrinore të zbukuruara me një mijë dritare, dhe Gjirokastra, e dominuar nga kështjella e shekullit të XII, ofrojnë një pasqyrë unike të jetës nën drejtimin e Perandorisë Osmane.

Një udhëtim në këto dy qytete është i domosdoshëm për udhëtarët që kërkojnë të kuptojnë historinë komplekse të Shqipërisë.

Këshilla për udhëtimin tuaj

Për një qëndrim të këndshëm, akomodohuni në “Blue Eye Hotel” në Ksamil, ku tarifat fillojnë nga 50 euro për natë.

Për të vizituar Beratin dhe Gjirokastrën, ndiqni turnetë dyditore dhe eksploroni historinë dhe kulturën vendase. (Marrë nga ATSH)

Burimi

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj: Synojmë pension mesatar 400 euro deri në fund të mandatit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, konfirmoi sot gjatë një interviste televizive se skema e bonusit për pensionistët po i lë…