Kumbaro në Ministerialin për Klimën: Shqipëria mban lart flamurin e gjelbër në tryezat e nivelit të lartë ndërkombëtar

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë në Ministerialin për Klimën në Kopenhagen, Danimarkë.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mori pjesë në Ministerialin për Klimën në Kopenhagen, Danimarkë.

Kumbaro e vlerësoi këtë takim mbledhje me rëndësi për çështjet e klimës që i paraprin samitit COP29, ku siç tha ajo “Shqipëria mban lart flamurin e gjelbër në tryezat e nivelit të lartë ndërkombëtar”.

Kumbaro vlerësoi se “në këtë takim Shqipëria evidentohet për modelin e ruajtjes së biodiversitetit përmes rritjes së sipërfaqes së Zonave të Mbrojtura në 21,5%, për mbrojtjen e lumit të fundit të egër në Europë, Vjosa në shkallën më të lartë të konservimit si “Park Kombëtar”, për burimet energjetike⚡ 100% të rinovueshme”.

Përmes një videomesazhi që ndau në rrjete sociale, Kumbaro tha se, “jam e ftuar nga tre kolegë ministra; ministri i ndryshimeve Klimatike të Danimarkës, ministri i Mjedisit i Emirateve të Bashkuara Arabe që kryesoi COP28 vitin e kaluar dhe nga ministri që do të udhëheq COP29 që do të mbahet në Baku, ministri i Azejbarxhanit”.

U mblodhëm bashkë, vijoi ajo, ministra nga të gjithë vendet e botës për të diskutuar për një sfidë të përbashkët që nuk ka kufij, ndryshimet klimatike si një angazhim ku secili ka diçka për të bërë ka një kontribut për të sjellë, që nga Shqipëria e vogël që e ka çuar sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21.5%, që kemi mbrojtur lumin e fundit të egër në Europë, Vjosën duke e bërë “Park Kombëtar”, por duke punuar fort këtë vit, siç është viti i pyjeve.

“Janë hapa të vegjël në planetin e madh, por që e vendosin Shqipërinë në një flamur të gjelbër në këtë sfidë të përbashkët të madhe globale”, u shpreh Kumbaro.

“Nga kjo mbledhje deri në mbledhjen e ardhshme në Baku nëntor të këtij viti kemi ende shumë detyra dhe angazhime që kemi marrë përsipër. Deri atëherë ne do të vazhdojmë të punojmë siç jemi tashmë duke punuar për Vitin e Pyjeve ku së shpejti do të ndajmë me ju dhe rezultatet e këtyre muajve të parë ku shokët dhe partnerët i kemi patur dhe do të vazhdojmë t’i kemi të shumtë”, u shpreh Kumbaro.

Nga 📍Ministeriali i Klimës në Kopenhagen, një mbledhje me rëndësi për çështjet e klimës që i paraprin samitit #COP29, Shqipëria mban lart flamurin e gjelbër📗⛳ në tryezat e nivelit të lartë ndërkombëtar🌐

☘️Për modelin e ruajtjes së biodiversitetit përmes rritjes së sipërfaqes📈 së Zonave të Mbrojtura në 21,5%
☘️Për mbrojtjen e lumit të fundit të egër në Europë, Vjosa🌊 në shkallën më të lartë të konservimit si "Park Kombëtar"
☘️Për burimet energjetike⚡ 100% të rinovueshme♻️

#CopenhagenClimateMinisterial
#COP28 #COP29 #COP30

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Friday, March 22, 2024

Gonxhja: Java e Kulturës së Francës, koncerte, ekspozita dhe shfaqje

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga 13-19 maj me Francën me koncerte, ekspozita, shfaqje dhe argëtim pa…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonxhja: Java e Kulturës së Francës, koncerte, ekspozita dhe shfaqje

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga 13-19 maj me Francën me koncerte, ekspozita, shfaqje dhe argëtim pa…