Panairi i Librit në Lajpcig, stenda e Shqipërisë tërheq vëmendjen e lexuesve të huaj

Në ceremoninë e hapjes së stendës shqiptare ishin të pranishëm ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, ambasadori i Kosovës, Faruk Ajeti, ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Ylber Sela.


Shqipëria ka stendën e saj në Halle 4 D, në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig të Gjermanisë, në hapësirën e Tradukit.

Në ceremoninë e hapjes së stendës shqiptare ishin të pranishëm ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, ambasadori i Kosovës, Faruk Ajeti, ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Ylber Sela.

Stenda e Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e lexuesve të huaj.

Ditën e djeshme në orën 17:00 u mbajt takimi i parë me shkrimtaren dhe poeten Rita Petro për librin e saj “Vrima” në gjuhën gjermane. Takimi u moderua nga studiuesja Loreta Schillock.

Sot nën titullin “A Brave New World”, shkrimtarët e rinj, Suad Arilla, Brajan Sukaj dhe Dionis Prifti, Flogerta Krypi, nën moderimin e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, do të diskutojnë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig të Gjermanisë, mbi sfidat që ata përballen si shkrimtarë të rinj dhe mbi identitetin e kufijtë letrarë.

Takimi i radhës do të jetë “Tirana, një ëndërr e shkurtër me Stefan Çapaliku”, nën moderimin e Shqipe Sylejmani dhe me praninë e përkthyeses Zuzana Finger.

(Marrë nga ATSH)

Ambasada shpërndan tekstet mësimore plotësuese të gjuhës shqipe në Greqi

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi do të vazhdojë të qëndrojë pranë mësuesve, nxënësve dhe komunitetit shqiptar.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada shpërndan tekstet mësimore plotësuese të gjuhës shqipe në Greqi

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi do të vazhdojë të qëndrojë pranë mësuesve, nxënësve dhe komunitetit shqiptar.