Samiti Botëror themeloi Rrjetin e Grave Kryeparlamentare, miratoi Deklaratën për Barazinë dhe të Drejtat e Grave

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mori pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mori pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet, në 6-7 mars, në Paris. Në samit mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola.

Samiti iu kushtua çështjeve të rëndësishme që lidhen me rolin e edukimit në ngushtimin e pabarazive të zhvillimit dhe luftën kundër dhunës ndaj grave si edhe nxitjen e pjesëmarrjes së grave në zhvillimin politik dhe shoqëror.

Gjatë samitit, gratë kryeparlamentare sollën përvojat e parlamenteve të vendeve të tyre mbi fuqizimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe të diplomacisë parlamentare feministe aktive për mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të grave. Parlamentet duhet të jenë në vijën e parë të mbrojtjes së të drejtave të grave, nëpërmjet miratimit dhe kontrollit të zbatimit të legjislacionit mbi barazinë ekonomike, sociale dhe gjinore, si vlerë demokratike në shoqërinë bashkëkohore.

Diskutimet u përqëndruan edhe në aspekte konkrete të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, progresin në arsim, mbrojtjen e shëndetit, pjesëmarrjen ekonomike, përballimin e sfidave të rreziqeve kibernetike në shtimin e dhunës ndaj grave e vajzave, dekurajimin e përjashtimit dhe nxitjen e përfshirjes sociale, mbrojtjen e grave nga luftrat e konfliktet etj.

Gratë kryeparlamentare u pritën në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron, i cili nënvizoi se barazia nuk është një çështje gjinore, por një çështje universale për qytetërimin e sotëm.

Samiti themeloi Rrjetin e Grave Kryeparlamentare mbi të Drejtat e Grave dhe Barazinë Gjinore.

Samiti miratoi edhe një deklaratë në të cilën bëhet thirrje për forcimin e bashkëpunimit mes parlamenteve kombëtare, mbështetjen për ratifikimin e instrumentave ligjore bashkëkohore, për rrjetet, organizimet, nismat dhe veprimet parlamentare për të drejtat e grave, prioritarizimin e barazisë sociale dhe barazisë gjinore në agjendat politike e parlamentare, rritjen e përfaqësimit parlamentar të grave dhe të kulturës së barazisë në jetën parlamentare.

(ATSH)

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.